Home / Lajme / Maqedoni / Mbahen aktivitetet kulturore dhe sportive për nderë të 28 nëntorit (VIDEO)

Mbahen aktivitetet kulturore dhe sportive për nderë të 28 nëntorit (VIDEO)

23 nëntor-Ndërkaq, paraprakisht në sallën e sporteve në Gjimnazin e Tetovës ka filluar turneu në futboll të vogël në mes institucioneve në Tetovë.

Mbrëmë, në kuadër të manifestimeve të organizuara nga komuna e Tetovës me rastin e festave të nëntorit, në Sallën e Fakultetit të arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt Ora letrare ku u shpallën fituesit e konkursit letrar të shpallur nga komuna e Tetovës për poezi dhe tregim të shkurtër. Fitues të çmimeve për poezi më të mirë ishin: çmimi i parë Lindita Ahmeti, çmimi i dytë Numan Mustafa dhe çmimi i tretë Arlind Farizi, ndërsa si tregime më të mira u shpallën krijimet letrare të: Natasha Xhelili –çmimi i parë, Lira Bojku – çmimi i dytë dhe Bujana Xhindoli –çmimi i tretë.
“105 vite më parë, në Manastir intelektual të mëdhenj të rilindjes kombëtare shqiptare, publicist, studiues dhe veprimtar të deleguar nga shoqata të ndryshme kulturore dhe politike sollën vendimin për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe pra caktuan kahun e zhvillimit dhe ardhmërisë së kombit tonë. Amanetin që e lanë të gjithë delegatët e Kongresit Manastirit për rruajtjen e gjuhës, por me këtë dhe kulturës, traditës dhe mirëqenies së kombit shqiptar ngelet mbi supet tona dhe brezave që vinë pas nesh.” theksoi në fjalën e saj ndaj të pranishmëve kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *