Home / Sport / Mbahet turneu në karate Kupa e Gostivarit (VIDEO)

Mbahet turneu në karate Kupa e Gostivarit (VIDEO)

Gostivar, 23 nëntor – Turneu i 12-të ndërkombëtar me radhë në karate “Kupa e Gostivarit 2013” u mbajt në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar kurse garat u zhvilluan në disiplinat Kata dhe Kumite.

Klubi i karatesë “Fati” nga Gostivari, sot ishte nikoqir i turneut të 12-të ndërkombëtar me radhë në karate “Kupa e Gostivarit 2013”. Në turne morrën pjesë klube të shumta nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, BeH, Presheva dhe klube vendore nga Maqedonia.Trajneri i Klubit të Karatesë “ Fati” nga Gostivari Arlind Huseini falënderon komunën e Dibrës, Çairit si dhe afaristët “Te Luta”, Kanaan, “Arbëria design” për ndihmën e dhënë. Ai ka deklaruar se tashmë ky turne po tregon se është krijuar një traditë e mirë të organizimit të këtij turneu.
Pjesëmarrësit nga Kosova dhe Mali I zi shprehen të kënaqur me eketë eveniment tradicional sportive.Me një kupë të veçantë është nderuar edhe kampioni botëror në karate në kategorinë U21 në Guadaljara të Spanjës, Berat Jakupi. Ja edhe prononcimi I tij I dhënë për televizionijn Koha.Turneu i 12-të ndërkombëtar me radhë në karate “Kupa e Gostivarit 2013” u mbajt në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar kurse garat u zhvilluan në disiplinat Kata dhe Kumite. (TV KOHA)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *