Home / Lajme / Maqedoni / Mediat greke : Shkupi nuk do të marrë datë:Gruevski i qetë

Mediat greke : Shkupi nuk do të marrë datë:Gruevski i qetë

23 nëntor-Nuk është befasi një gjë e tillë, duke ditur qëndrimin e Greqisë, pozicionet e tyre si dhe përsëritjet e vazhdueshme se nuk do të lejoj Maqedonia të merr datë derisa nuk ndryshohet emri dhe është e qartë se kërkohet që ajo të jetë në pajtueshmëri me kërkesën e tyre, në kuptimin jo vetëm të ndryshohet emri dhe identiteti por zgjedhja e re të bëhet sipas llogarive të tyre”, deklaroi Nikolla Gruevski,

Mediat greke, pa koment, e transmetojnë lajmin e MIA-s se Këshilli Evropian (KE) nuk do t’i japë datë Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian në Samitin e dhjetorit.”Katimerini” në fillim të tekstit përkujton se Maqedonia është kandidate për anëtarësim në BE nga viti 2005, ndërsa Komisioni Evropian nga vitin 2009 deri më sot pesë herë ka dërguar rekomandim deri te Këshilli Evropian për fillimin e negociatave inkuadruese me Unionin.Me titullin “BE nuk i hap dyert për Shkupi”, gazeta “Etnos” shkruan se Këshilli Evropian nuk i pranon rekomandimet nga Komisioni, kryesisht për shkak të mungesës së progresit lidhur me çështjen e emrit, “ndërsa që paradokohe është vërejtur edhe përkeqësim i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë”.Kryeministri Nikolla Gruevski nuk është i befasuar nga paralajmërimet e fundit që vijnë nga Brukseli se edhe këtë vit Maqedonisë nuk do i jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas tij kjo është më se e qartë për shkak të pozicioneve të palës greke e cila dëshiron që problemi rreth emrit të zgjidhet sipas llogarive të tyre. “Nuk kam diçka të veçantë të them, ajo është një nga fazat e para për miratimin e vendimeve. Nuk është befasi një gjë e tillë, duke ditur qëndrimin e Greqisë, pozicionet e tyre si dhe përsëritjet e vazhdueshme se nuk do të lejoj Maqedonia të merr datë derisa nuk ndryshohet emri dhe është e qartë se kërkohet që ajo të jetë në pajtueshmëri me kërkesën e tyre, në kuptimin jo vetëm të ndryshohet emri dhe identiteti por zgjedhja e re të bëhet sipas llogarive të tyre”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.Sipas paralajmërimeve që vijnë nga Brukseli, në takimet e fundit të diplomatëve të Këshillit të Unionit është arritur pëlqim që edhe këtë vit Maqedonisë t’i përsëritet rekomandimi i dhjetorit të vitit 2009, gjegjësisht që Këshilli të përshëndet përparimin në më shumë fusha si dhe do të kërkohet vazhdimi i marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore dhe arritja deri te një zgjidhje e pranuar nga të dyja palët për emrin. Njoftohet se në seancat përgatitore në Bruksel në prag të samitit të dhjetorit, Greqia aspak nuk ka dashur të heq dorë nga qëndrimi se nuk do lejojë fillimin e bisedimeve pa u zgjidhur çështja e emrit ndërsa Bullgaria ka qëndrim paksa më të relaksuar kundrejt Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *