Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi takohet me Edi Ramën

Menduh Thaçi takohet me Edi Ramën

6 nëntor-Unë përmenda se ne jemi tërësisht të pëkënaqur si parti, me shkatërrimin e plotë që i bëri qeveria Marrëveshjes së Ohërit dhe në të njejtën kohë me një fenomen të ri të prekshëm tashmë varrfërimin e shqiptarëve në mënyrë institucionale që bën qeveria”, tha Menduh Thaçi, pas takimit me Edi Ramën

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama sot pasdite ka realizuar takim me Liderin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Pas takimit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, është shprehur se ka njoftuar kryeministrin shqiptar për shkatërrimin e marrëveshjes së Ohërit nga ana e kësaj qeverie. “Kisha nderin që të takojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, mikun tim dhe të gjithë shqiptarëve. Sigurisht se ne jemi shumë të interesuar për sukseset e qeverisë së Shqipërisë, sepse llogarisim se janë suksese të të gjithë shqiptarëve, por në të njejtën kohë edhe kryeministri është shumë i interesuar për sukseset të Maqedonisë dhe në veçanti sukseset e shqiptarëve që jetojnë këtu dhe për gjendjen e tyre. Unë përmenda se ne jemi tërësisht të pëkënaqur si parti, me shkatërrimin e plotë që i bëri qeveria Marrëveshjes së Ohërit dhe në të njejtën kohë me një fenomen të ri të prekshëm tashmë varrfërimin e shqiptarëve në mënyrë institucionale që bën qeveria”, tha Menduh Thaçi, pas takimit me Edi Ramën. Nga ana tjetër kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur se çdo herë kur vjen në këtë seli ruan kujtimet e ish kryetarit të kësaj partie Arbër Xhaferit, ndërsa tha se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të bashkëpunojnë mes veti.”Është kënaqësi sa herë që hyjë në këtë godinë, sepse është emocion duke ecur në korridor për të ardhur këtu, të shikosh edhe fotografitë e Arbër Xhaferit, për të cilin ruaj një kujtim të jashtëzakonshëm dhe gjithmonë një admirim të jashtëzakonshëm. U takuam përsëri dhe dëgjova tërë parashtrimin e mikut tim të partisë opozitare të shqiptarëve, e ndërkohë tërësisht jam i interesuar që të dëgjoj me vëmendje dhe respekt edhe partinë qeverisëse të shqiptarëve, duke qenë i bindur se sa më shumë këto parti të bashkëpunojnë duke ruajtur identitetin, pozicionet, kundërshtinë e tyre aq më mirë do të jetë për të gjithë. Së fundi dëshiroj të theksoj për ne , për qeverinë e Shqiëprisë dhe për mua personalisht, është gjithmonë kënaqëësi që të jemi këtu”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama pas takimit me Menduh Thaçin, kryetar i PDSH-së. Në delegacionin e Edi Ramës, poashtu kanë qenë edhe deputeti i PS-së Taulant Balla dhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *