Home / Sport / Messi largohet nga Barca në fund të sezonit?

Messi largohet nga Barca në fund të sezonit?

Lionel Messi ka një marrëveshje e cila do ta lejojë atë të largohet nga Barcelona verën e ardhshme, thotë gazetari i emisionit të njohur Punto Pelota, Francois Gallardo.

“Për tashmë një muaj raporti në mes të këshilltarëve të Messit dhe klubit është zero. Lojtari ndjehet i tradhtuar dhe ka vendosur të largohet në fund të sezonit”.

“Në fakt, ai ka një marrëveshje verbale me një tjetër skuadër dhe nga shkurti ose marsi do të fillojë të planifikojë transferimin e tij”, ka shkruar Gallardo në një artikull që tashmë ka nxitur debate në rrjetet sociale.

Gazetari thotë se përplasjet kanë ardhur pas ngurrimit të klubit për të përmirësuar kontratën e tij, që i ishte premtuar.

“Vendimi është marrë. Leo Messi do të largohet nga Barca në fund të sezonit. Ai do të shkojë në një vend të afërt me tonin”.

“Situata është e pakthyeshme dhe agjentët e tij tashmë kanë folur me klubin që është destinacion i mundshëm”, shton më tej Gallardo.

Ku mendoni se mund të përfundojë Messi nëse largohet nga Barcelona? Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente!

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *