Home / Sport / Messi merr çmimin “Këpuca e Artë”

Messi merr çmimin “Këpuca e Artë”

“Këpuca e Artë” i jepet golashënuesit më të mirë të të gjitha kampionateve europiane dhe argjentinasi i Barcelonës e mori këtë çmim nga duart e ish-futbollistit legjendar të katalanasve, bullgarit Hristo Stoichkov.

Leo Messi mori çmimin “Këpuca e Artë” për herë të tretë në karrierë pas shënimit të 46 golave sezonin e kaluar. “Këpuca e Artë” i jepet golashënuesit më të mirë të të gjitha kampionateve europiane dhe argjentinasi i Barcelonës e mori këtë çmim nga duart e ish-futbollistit legjendar të katalanasve, bullgarit Hristo Stoichkov.

Në dorëzimin e çmimit “Pleshti” u shoqërua nga presidenti i klubit Sandro Rosell, trajneri Tata Martino dhe shokët e skuadrës Xavi Hernandez, Jordi Alba, Adriano, Gerard Pique, Cesc Fabregas, Carlos Puyol, Gerard Pique dhe Pinto.

Kjo është hera e parë që një futbollist e fiton tre herë çmimin “Këpuca e Artë”.

“Objektivi im nuk është Këpuca e Artë. Nuk ka qenë kur isha mirë e jo më tani. Unë mendoj vetëm për t’u rikthyer në fushën e lojës”, tha ylli i Barçës.

Messi ia dedikoi këtë çmim familjarëve dhe shokëve të skuadrës: “Si gjithmonë, ky çmim shkon për të afërmit e mi dhe për ata persona që po më qëndrojnë pranë në këto momente të vështira. Falenderoj edhe shokët pasi çmime të tilla unë nuk do i fitoja dot pa ndihmën e tyre.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *