Home / Lajme / Maqedoni / Mexhiti: Albafone është sukses i çdo shqiptari

Mexhiti: Albafone është sukses i çdo shqiptari

15 nëntor-“Nuk e shoh këtë si vlerë të themeluesit por vlerë kombëtare e jona dhe suksesi i Albafonit është sukses edhe i imi edhe i çdo shqiptari. Albafone ishte një ëndërr, por tashmë besoj që nuk ka nevojë të mbajmë ligjerata se a duhet nje shqiptar të flet me Albafone ose me ndonjë kompani tjetër. Andaj vetëm dua të uroj punë të mbarë dhe peripecitë do ta bëjnë sfidën edhe më joshëse”, theksoi Mexhiti.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi sot zyrat qendrore të “Albafone”, në një takim me njeriun e parë të kësaj kompanie, Ardian Hoxha.

Kryetari Mexhiti ka përgëzuar kompaninë “Albafone” për punën dhe arritjet për të qenë një operator i rëndësishëm i telefonisë celulare në Maqedoni.

“Nuk e shoh këtë si vlerë të themeluesit por vlerë kombëtare e jona dhe suksesi i Albafonit është sukses edhe i imi edhe i çdo shqiptari. Albafone ishte një ëndërr, por tashmë besoj që nuk ka nevojë të mbajmë ligjerata se a duhet nje shqiptar të flet me Albafone ose me ndonjë kompani tjetër. Andaj vetëm dua të uroj punë të mbarë dhe peripecitë do ta bëjnë sfidën edhe më joshëse”, theksoi Mexhiti.

Ai u njohtua nga kryetari i Albafone në lidhje me projektet dhe planet e kompanisë i cili njohtoi se tashmë janë tejkaluar të gjitha pengesat teknike dhe mund të çajmë rrugën përpara duke pasur në krahë partnerë strategjik si Komuna e Çairit dhe institucione të tjera.

Hoxha po ashtu theksoi se Albafone do të jetë shembull për kompanitë e tjera shqiptare dhe se së bashku do të ndihmojnë për rritjen e mirëqenies së popullatës shqiptare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *