Home / Lajme / Maqedoni / Mijallkov i përgjigjet Sheqerinskës

Mijallkov i përgjigjet Sheqerinskës

1 nëntor-Ato janë milionat që i përmend Boshkovski dhe tani Sheqerinska. Boshkovski për të njëjta shpifje ishte denoncuar dhe ishte shpallur fajtor, që më pas të kërkojë falje publike, duke përfunduar në huti dhe i manipuluar”, shkruan Mijallkov.

Shefi i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit të Maqedonisë (DSK), Sasho Mijallkov i është kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryetares dhe deputetes së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, për pasurinë e tij siç e quajti ajo të dyshimtë të arritur gjatë viteve të fundit.

Mijallkov përmes një reagimi të shkruar të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme ka theksuar se akuzat e Sheqerinskes janë njëlloj sikur të ish-ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski, i cili më pas kërkoi falje publike. “Të afërmit e mi dhe opinion e di se para funksionit tim më shumë se 20 vite jam marrë me biznes privat brenda dhe jashtë vendit, sidomos në fushën e ndërtimit. Për të gjitha këto vite ndaj meje nuk është bërë asnjë denoncim, që është edhe një dëshmi se në çfarë mënyre dhe si duhet të punohet. Me të njëjtat teza dhe shpifje para tre viteve doli edhe Lube Boshkovski. Atëherë unë kam sqaruar se pjesa ime prej 50 për qind e kompanisë së regjistruar në vitin 2003 është shitur në Pragë, ashtu siç është nënvizuar në letrën anketues të pasurisë të dërguar në Komisionin Antikorrupsion. Ato janë milionat që i përmend Boshkovski dhe tani Sheqerinska. Boshkovski për të njëjta shpifje ishte denoncuar dhe ishte shpallur fajtor, që më pas të kërkojë falje publike, duke përfunduar në huti dhe i manipuluar”, shkruan Mijallkov.

Ai ka kërkuar që zyrtarja e lartë e opozitës në rast se ka ndonjë dëshmi për pasurimin tim të paligjshëm që sot ta dorëzojë në Prokurorinë Publike apo tek Drejtoria e të Ardhurave Publike. Mijallkov theksoi se në rast se nuk e bën këtë, ajo tenton të defokusoj opinionin nga aferat që do të pasojnë dhe që janë të lidhura me opozitën. Ndërkohë, gjithashtu kërkoi që zyrtarja e lartë e LSDM të kërkojë falje publike për akuzat e bëra për shpifjet dhe fyerjet.

Por menjëherë pas letrës së Mijallkovit, ka reaguar zëvendëskryetarja e LSDM, Sheqerinska, e cila përmes rrjetit “Twitter” ka shkruar se “paralelja e bërë me Lube Boshkovskin a duhet të nënkuptohet si kërcënim”.

Sheqerinska dje përmes foltores së Parlamentit ka kërkuar sqarime nga kryeministri Gruevski se si drejtori i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, që njëherit është kushëriri i kryeministrit Nikolla Gruevski për më pak se pesë vite ka arritur që të pasurohet për 1,6 milion euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *