Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bexheti i promovoi Ditët për ndihmë falas juridike në Zhelinë dhe Jegunoc

Ministri Bexheti i promovoi Ditët për ndihmë falas juridike në Zhelinë dhe Jegunoc

16 nëntor-“Me këtë u mundësohet qasje e barabartë deri te të gjitha institucionet të gjithë qytetarëve, e posaçërisht atyre me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të ndihmës sociale, pensioneve të ulëta, prindër vetushqyes dhe e tjerë, të cilët në këtë mënyrë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre pa e rrezikuar ekzistencën e të afërmve të tyre. Ndihmë falas juridike gjatë këtyre ditëve qytetarët mund të marrin në të gjitha 34 zyrat rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në shtet”, deklaroi Bexheti

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot në komunën e Zhelinës i promovoi “Ditët e ndihmës falas juridike”.

Ai theksoi se “Ditët e ndihmës falas juridike” zbatohen nga viti 2010 dhe me to u jepet mundësi të gjithë qytetarëve që ta realizojnë këtë të drejtë të garantuar me Kushtetutë dhe ligjet.

“Me këtë u mundësohet qasje e barabartë deri te të gjitha institucionet të gjithë qytetarëve, e posaçërisht atyre me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të ndihmës sociale, pensioneve të ulëta, prindër vetushqyes dhe e tjerë, të cilët në këtë mënyrë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre pa e rrezikuar ekzistencën e të afërmve të tyre. Ndihmë falas juridike gjatë këtyre ditëve qytetarët mund të marrin në të gjitha 34 zyrat rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në shtet”, deklaroi Bexheti.

Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi e përshëndeti aktivitetin e Ministrisë së Drejtësisë, sepse sipas tij, kjo është në dobi të qytetarëve dhe paralajmëroi mbështetje të tërësishme të të gjitha aktiviteteve në këtë drejtim.

Prezantim të “Ditëve të ndihmës juridike falas” ministri Bexheti sot realizoi edhe në komunën e Jegunocit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *