Home / Lajme / Rajon / NATO ashpër e dënoi dhunën gjatë zgjedhjeve në Kosovë

NATO ashpër e dënoi dhunën gjatë zgjedhjeve në Kosovë

4 nëntor-Rasmusen i vlerësoi zgjedhjet si pjesë të rëndësishme të procesit për normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. “Nuk mundet dhuna të lejohet që ta pengojë këtë proces”, tha ai.

NATO ashpër e dënon dhunën në zgjedhjet e djeshme në Kosovë, njoftoi në konferencë shtypiu sekretari i përgjithshëm i Aleancës Anders Fog Rasmusen.

“Sjellja e këtillë nuk mund të tolerohet, forcat e KFOR-it intervenuan menjëherë pas kërkesës së EULEKS-it, ekipet e sistemuara për reagim të shpejtë siguruan lëvizje të lirë drejt vendvotimeve”, theksoi ai.

Rasmusen i vlerësoi zgjedhjet si pjesë të rëndësishme të procesit për normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. “Nuk mundet dhuna të lejohet që ta pengojë këtë proces”, tha ai.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. KFOR-i do të vazhdojë të intervenojë vendosmërisht për sigurim të paqes në gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *