Home / Lajme / Maqedoni / Ndërmjetësuesit me zyrë në Tetovë (VIDEO)

Ndërmjetësuesit me zyrë në Tetovë (VIDEO)

Tetovë – “Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është që qytetarët të informohen dhe të dijnë se këtu në Tetovë ka një zyrë të ndërmjetësusve ku do të vijnë plaët dhe do t`I zgjidhin problemet e tyre në mënyrë të drejtë, efikse dhe kjo do të kushtojë shumë pak. Roli I medijatorit kur palët janë në koflikt gjatë zgjidhjes së problemit është neutral. Procedura në këtë rast është e shkurtë, pasi që pas 45 ditëve duhet të ketë epilog ose kontesti anulohet”, tha medijatori Latif Shabani.

Prej të hënës në Tetovë është hapur zyra për ndërmjetësim apo e njohur si zyra për medijacion. Me ndihmën e Ambasadës së Norvegjisë zyra do të punojë thuajse çdo ditë për të gjithë palët të cilët janë në kontest mes tyre dhe dëshirojnë që atë kontest ta zgjidhin sa më shpejt dhe me më pak harxhime. Me këtë rast në Tetovë janë 8 ndërmjetësues të cilët tashmë kanë edhe zyrën e tyre në afërsi të gjyqit themelor të Tetovës. Prej tyre 5 ndërmjetësues janë shqiptarë, kurse tre maqedonas. Një prej ndërmjetësusve Latif Shabani, tha se qëllimi është që qytetarët tashmë të kenë një adresë se ku të drejtohen në rast se dëshirojnë që problemin e tyre ta zgjidhin ma shpejtë dhe me më pak harxhime në mjete. “Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është që qytetarët të informohen dhe të dijnë se këtu në Tetovë ka një zyrë të ndërmjetësusve ku do të vijnë plaët dhe do t`I zgjidhin problemet e tyre në mënyrë të drejtë, efikse dhe kjo do të kushtojë shumë pak. Roli I medijatorit kur palët janë në koflikt gjatë zgjidhjes së problemit është neutral. Procedura në këtë rast është e shkurtë, pasi që pas 45 ditëve duhet të ketë epilog ose kontesti anulohet”, tha medijatori Latif Shabani, për Tv KOHA.
Ai më tej theksoi se në zyrat e tyre mund të drejtohen palët të cilët kanë probleme pronësoro-juridike,problemet sociale , rahjet e ndryshme, ndërsa ky pilot projekt më shumë ka të bëjë me të miturit.Kjo zyrë në Tetovë është hapur me ndihmën e ambasadës së Norvegjisë, e cila një kohë të gjatë ka organizuar seminare me medijatorët të cilët janë trajnuar për zgjidhjen e lëndëve të cilët do të vijnë tek ata, raporton Tv KOHA.

“Shkaqet se pse e hapim këtë zyrë është sepse të rinjët do të kenë shumë beneficione ngase në vend se të pagujën dënime me të holla apo të shkojnë në burg nëse bëjnë ndodnjë vepër penale ata mund ta përdorin medijacionin, të takohen ballë për ballë me njerëzit të cilët kanë gabuar dhe të përmirësojnë dëmin. Njëkohësisht ata do të inkurajohen që të mos bëjnë vepra tjera. Ajo që dallon nga e kaluara është se ne vendosëm raporte me shumë institucione me prokurorinë, policinë, janë organizuar seminare mes këtyre instiucioneve me qëllim që të udhëzohen rastet për në mediacion. Deri më tash nuk kemi raste të cilët janë udhëzuar për në mediacion dhe kemi vendosur raporte të mira me policinë, me gjykatën, prokurorinë me qëllim që ky projekt të ketë sukses këtu në Tetovë dhe më pas të hapen zyra edhe në qytetet tjera” deklaroi Gry Akre Tellum nga ambasada e Norvegjisë, transmeton TV KOHA.

Gjatë hapjes së zyrës së ndërmjetësuesit në Tetovë, u tha se kanë pasur përkrahje të shumë institucioneve ndërsa kanë falënderuar komuna e Tetovës, gjykatën, qendra scociale dhe policinë e Tetovës që përkrahën këtë projekt.Kjo është zyra e parë e këtij lloji në Maqedoni, ndërsa nëse e njejtra tregohet e suksesshme atëherë pritet të hapen edhe në qytete të tjera, njofton TV KOHA. Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *