Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtohet një kryq ortodoks i lartë 33 metra në Aerodrom

Ndërtohet një kryq ortodoks i lartë 33 metra në Aerodrom

Shkup, 9 nëntor – Këshilltarët e komunës së Aerodromit në Shkup, kanë dhënë leje që të ndërtohet një kryq ortodoks i lartë 33 metra në udhëkryqin mes bulevardit “Serbia” dhe “Brigada e tretë maqedonase”.

Shkup, 9 nëntor – Këshilltarët e komunës së Aerodromit në Shkup, kanë dhënë leje që të ndërtohet një kryq ortodoks i lartë 33 metra në udhëkryqin mes bulevardit “Serbia” dhe “Brigada e tretë maqedonase”. Vendimin e kanë votuar këshilltarët komunal të partisë maqedonase në pushtet, kurse ata të LSDM-së kanë votuar të përmbajtur, njofton “Zhurnal”.

Me këtë vendim, në fakt është lejuar ndërtimi dhe vendi ku do të ndërtohet, pasi kryqin do ta ndërtojë Kongresi Botëror Maqedonas (KBT) në krye me Todor Petrov, nëpërmjet donacioneve.

Ky kryq është paraparë të shihet nga më së paku tre komuna, si ajo e Gazi Babës, Aerodromit dhe e Kisella Vodës. Kryqi do të montohet brenda 2 muajve, do të jetë i lartë 33 metra, aq vite sa ka jetuar Jezu Krishti.

Ndryshe, komuna e Aerodromit i ka penguar qytetarët shqiptarë mysliman që jetojnë në këtë komunë që të ndërtojnë një xhami, edhe atë në fshatin Lisiçe që është pjesë e kësaj komune, me arsyetimin se ata janë më pak se 5 për qind e numrit të përgjithshëm të komunës. Kryetari i kësaj komune atë kohë patë deklaruar se kurr nuk do të lejojë të ndërtohet një xhami, pasi ky është vullneti dhe dëshira e qytetarëve të Aerodromit.

Kryqi në Aerodrom do të jetë kryqi i dytë i madh në Shkup pas atij që është vendosur në majën e kodrës Vodno në Shkup.
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services 0

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *