Home / Sport / Ndeshjet e parafundit në grupe, Milan dhe Dortmund sot në përballje vendimtare

Ndeshjet e parafundit në grupe, Milan dhe Dortmund sot në përballje vendimtare

Ndeshja e më e rëndësishme e Ligës së Kampionëve sonte do të jetë ajo që do të zhvillohet në Signal Iduna Park mes Borusias së Dortmudit dhe Napolit. Situata në grupin F është shumë e ndërlikuara, pasi 3 skuadra, Arsen, Napoli dhe Dortmund janë me nga nëntë pikë. 

Anglezët janë padyshim favoritë për të zënë vendin e parë, pasi do të kenë një ndeshje më të lehtë sot në fushën e tyre përballë Olimpik Marsejë. Beteja e vërtetë në fakt do të jetë ajo mes Klop dhe Benitez, pasi kjo ndeshje mund të vendosë në një farë mënyre fatet e një sezoni të tërë. Italianët arritën të fitonin ndeshjen e parë falë superioritetit numerik, por duhet theksuar se verdhezinjtë dominuan në fushë si me rastet e krijuara, ashtu edhe me zotërimin e topit. 

Morali në anën e vendasve është shumë i ulët pas zhgënjimit në fundjavë përballë Bajernit të Mynihut. Dortmund u mund në fushën e vet me rezultatin 0-0, ndaj shpresat për të fituar titullin kampion këtë sezon kanë marrë një goditje mjaft të fortë. Tashmë bavarezët janë plot 7 pikë para, ndaj do jetë shumë e vështirë që ata të arrihen nga ndonjë skuadër tjetër. 

Në krahun tjetër, edhe Napoli nuk është se ka pasur një ecuri të mirë në fundjavë. Skuadra e Benitez u mund në fushën e vet të shtunën nga Parma në fushën e vet, humbja që tregon se Napolitanët do e kenë të vështirë të konkurrojnë me skuadra të tilla si Juventusi për fitimin e titullit kampion.

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte mbrëma me ndeshjet e xhiros së gjashtë. Në Grupin E, Chelsea dhe Schalke do të kërkojnë fitoren si mysafire të Baselit respektivisht Steauas, për ta siguruar kualifikimin nga faza e grupeve.

Kurse, në Grupi F është një garë e ashpër për dy vendet e para. Arsenali me fitoren eventuale ndaj Marseilles do ta siguroj kualifikimin nga faza e grupeve. Por, ndeshje shumë interesante do të zhvillohet në Gjermani, ndërmjet Borussia Drtmundit dhe Napolit.

Ekipi i Jurgen Kloppit, i cili ka vetë gjashtë pikë, duhet të fitoj patjetër për të shpresuar në kualifikim, derisa Napoli me fitore eventuale do të vazhdoj tutje, pasi ka nëntë pikë.

Edhe Grupi H do të sjell një ballafaqim interesant. Milan, i cili po kalon nëpër një krizë të rezultateve në Serie A, do të jetë mysafir i Celtic. Rossonerët duhet të arrijnë rezultat pozitiv nëse synojnë t’i vazhdojnë garat në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve

E martë
Grupi E
Basel – Chelsea20:45
Steaua -Schalke 20:45

Grupi F
Arsenal – Marseille20:45
Borussia Dortmund – Napoli 20:45

Grupi G
Zenit Petersburg – Atletico Madrid18:00
FC Porto – Austria Wien 20:45

Grupi H
Ajax – Barcelona20:45
Celtic – AC Milan 20:45

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *