Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshime ligjore për transport më të mirë të nxënësve dhe njohuri bazë të gjuhës angleze për taksistët

Ndryshime ligjore për transport më të mirë të nxënësve dhe njohuri bazë të gjuhës angleze për taksistët

20 nëntor-Nëse transportuesi dënohet dy herë për mosrespektimin e dispozitës do të sillet vendim për marrjen e përhershme të licencës për kryerjen e veprimtarisë me taksi. Nëse përcaktohet se nuk qëndron në vendqëndrimin për taksi herën e parë gjoba është 500 euro, ndërsa pas përsëritjes së shkeljes do të pasojë edhe një gjobë prej 500 euro dhe marrja e përhershme e licencës.

Transport më cilësor për nxënësit dhe pasagjerët e tjerë me risi në rregullat për kryerjen e një linje transportuese të veçantë, vendosjen e një rendi më të madh në transportin me taksi, njohje e obligueshme e gjuhës angleze për taksistët, kategorizimin e autobusëve në transportin ndërkombëtar me standarde ekologjike që të mos paguajnë taksë rrugore, janë pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor.

“Me qëllim të vendosjes së rendit më të madh të transportin me taksi, që është një prej kërkesave të zakonshme të qytetarëve dhe Qytetit të Shkupit, gjatë kryerjes së transportit me auto-taksi transportuesi të mund të qëndrojë vetëm në vendqëndrimin për auto-taksi i përcaktuar nga komunat ose Qyteti i Shkupit”, tha sot në konferencë për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Nëse transportuesi dënohet dy herë për mosrespektimin e dispozitës do të sillet vendim për marrjen e përhershme të licencës për kryerjen e veprimtarisë me taksi. Nëse përcaktohet se nuk qëndron në vendqëndrimin për taksi herën e parë gjoba është 500 euro, ndërsa pas përsëritjes së shkeljes do të pasojë edhe një gjobë prej 500 euro dhe marrja e përhershme e licencës.

Sipas Janakieskit, informacionet e publikuara në një pjesë të mediave për dispozitën e re për taksitë nuk janë të sakta. Automjeti-taksi, sqaroi, mund të vijë me thirrje para ndërtesës ose para vendit ku jeton udhëtari ose në ndonjë vend tjetër ku ndodhet udhëtari dhe ta marrë, që do të thotë se udhëtari nuk duhet të shkojë deri te vendqëndrimi më i afërt për taksi. Gjithashtu, mund të hip në automjetin taksi në çfarëdo vendi ku është automjeti taksi dhe të zbresë kudo që e ka përcaktuar si destinacion. “Automjeti taksi duhet të qëndrojë në vendqëndrimin vetëm në raste kur është i zbrazur, gjegjësisht pa pasur pasagjerë dhe pa pasur thirrje se duhet të marrë pasagjer prej diku”, theksoi Janakieski.

Shpenzimet për mësimin e njohurive bazë të gjuhës angleze të taksistëve, sipas Janakieskit, do t’i mbulojnë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe komunat. Deri më 1 janar 2017 për çdo transportues taksie do të jetë e domosdoshme njohja bazë e gjuhës angleze me ç’rast do të marrë licencë, ndërsa nga viti 2019 njohjen e një shkalle më shumë. “Taksistët do të kenë periudhë prej tre vjetësh për zbatimin e kësaj risie. Ministria e Transportit në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale në periudhën e ardhshme do të zbatojnë një pjesë të madhe të trajnimeve me qëllim që të ofrohet transport më i mirë i taksive, para së gjithash në qendrat turistike si në Shkup, Ohër, Strugë…”, theksoi ministri i Transportit.

Ndryshimet e Ligjit përfshijnë edhe rregullimin e transportit të veçantë të linjave me të cilin transportuesit ose konzorciumi nga transportues me të cilin do të dakordohet marrëveshje do ta kryejnë transportin vetëm me automjetet me kategorinë që e kanë theksuar gjatë dakordimit të marrëveshjes. Probleme deri më tani janë lajmëruar gjatë transportit të nxënësve, kur transportuesit në thirrjen publike kanë theksuar se do t’i transportojnë me autobusë me standarde EURO4 ose EURO5, por kanë shfrytëzuar autobusë me standard EURO1.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *