Home / Lajme / Maqedoni / Nikolla Rillkovski edhe zyrtarisht kryetar i KSHZ-së

Nikolla Rillkovski edhe zyrtarisht kryetar i KSHZ-së

21 nëntor – Me 90 vota pro asnjë kundër dhe një të përmbajtur sot Kuvendi i republikës së Maqedonisë zgjodhi për kryetar të Komisionit Shtetëror Zgjedhorë Nikolla Rillkovskin.

Rillkovski në krye të KSHZ-së vjen pas dorëheqjes së Boris Kondarkos. Ndryshe edhe Kondarkon por e dhe kryetari i sapoemëruar janë kuadro të partisë më të madhe opozitare LSDM-së. Rillkovski madje ka ushtruar edhe mandatin e deputetit në periudhën 2006 2008. Rillkovski është i lindur në vitin 1951, është nga qyteti i Ohrit, me profesion jurist i diplomuar. Po në seancën e sotme deputetët zgjodhën e dhe anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, bëhet fjalë për zonjën Vangelina Mahmudova, e cila në këtë postë do të zëvendësoj Branko Naumovskin të cilit i skadon mandati.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *