Home / Lajme / Maqedoni / Nimic në takim te Merkeli

Nimic në takim te Merkeli

5 nëntor-Qeveria gjermane në kumtesën e saj thekson se “si BE-ja, ashtu edhe NATO shumë herë njëzëshëm vendosën se zgjidhja e kontestit të emrit në pajtim të përbashkët është parakusht për fillim të negociatave inkuadruese për pranim me IRJM”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin pati takim me Methju Nimicin, ndërmjetësuesin e kontestit të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Merkel dhe Nimic janë pajtuar se pengesat, nëse ekziston vullnet politik, janë të tejkaluara.

Merkel i është falënderuar Nimicit për ndërmjetësimin e tij shumëvjeçar në kontestin e emrit, qëndron në kumtesën e qeverisë gjermane. Merkel, transmeton Dojçe vele, me Nimicin ka diskutuar për “gjendjen aktuale në përpjekjet e saj”.

Në kumtesë të qeverisë gjermane qëndron se Merkeli dhe Nimici janë pajtuar se “pengesat përderisa ekziston vullnet politik adekuat në kryeqytetet Athinë dhe Shkup do të ishin të tejkaluara”. Merkel e ka bindur Nimicin se Qeveria gjermane do të vazhdojë ta përkrahë në punën e tij të mëtutjeshme.

Burime të Dojçe vele nga Berlini thonë se ky takim është planifikuar prej më herët me qëllim që pala gjermane të informohet për lëvizjet aktuale në kontestin rreth emrit direkt nga ndërmjetësuesi Nimic. Nuk janë thënë kurrfarë përfundime konkrete as qëndrime, që është indikator për kujdes më të madh të Gjermanisë pas kësaj çështje delikate.

Qeveria në Berlin në korrespondencën deri te mediat jep histori të shkurtër të kontestit të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Ajo përkujton se qeveria greke kundërshtohet në shfrytëzimin e emrit shtetëror “Republika e Maqedonisë”, në të cilën jep të drejtë fqini i tij verior. Qeveria gjermane përkujton se të dy vendet kanë diskutuar në marrëveshje kohore prej vitit 13.09.1995 se nën patronazh të KB-së do të negociojnë për zgjidhje të kontestit të emrit. Qeveria gjermane sqaron se e shfrytëzon emrin “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, nën të cilin vendi tani është anëtare e KB-së.

Qeveria gjermane në kumtesën e saj thekson se “si BE-ja, ashtu edhe NATO shumë herë njëzëshëm vendosën se zgjidhja e kontestit të emrit në pajtim të përbashkët është parakusht për fillim të negociatave inkuadruese për pranim me IRJM”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *