Home / Lajme / Maqedoni / Niveli i lartë i sigurisë në kufi pas arratisjes së të burgosurve shqiptarë

Niveli i lartë i sigurisë në kufi pas arratisjes së të burgosurve shqiptarë

25 nëntor-Policia Shqiptare bëri të ditur sot se katër nga shtatë të arratisurit janë arrestuar dhe po vijon kërkimi i grupit tjetër prej tre vetave. Mediat shqiptare raportuan se është arrestuar organizatori i arratisjes Admir Tafili dhe tre të tjerët që ishin strehuar në një magazinë të boshatisur në Përrenjas. Të gjithë të arratisur ishin dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme kriminale.

Autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë ka rritur masat e sigurisë në zonën kufitare me Shqipërinë, pas arratisjes së shtatë të burgosurve shqiptarë nga burgu i Drenovës.

Kjo është bërë e ditur nga MPB në Shkup, e cila për mediat ka sqaruar se është informuar nga autoritetet shqiptare për arratisjen e të burgosurve të armatosur dhe është kërkuar rritja e masave kufitare të sigurisë. “Për arratisjen jemi të informuar që të shtunën në mbrëmje dhe se është formuar një shtab që ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Njëkohësisht janë ndërmarrë masa për të parandaluar arratisjen e tyre në territorin tonë”, theksoi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së për portalin Nova.

Policia Shqiptare bëri të ditur sot se katër nga shtatë të arratisurit janë arrestuar dhe po vijon kërkimi i grupit tjetër prej tre vetave. Mediat shqiptare raportuan se është arrestuar organizatori i arratisjes Admir Tafili dhe tre të tjerët që ishin strehuar në një magazinë të boshatisur në Përrenjas. Të gjithë të arratisur ishin dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme kriminale.

Prokuroria e Përgjithshme ka nxjerrë më shumë se 21 fletë-arreste për këtë ngjarje, ku pjesa më e madhe janë gardianë të burgut, të cilët do të akuzohen për shpërdorim detyre. Shtatë të burgosur kanë mundur të arratisen mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:30 nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës në Korçë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *