Home / Lajme / Maqedoni / Një delegacion i Bashkësisë Islame të Bullgarisë për vizitë në BFI

Një delegacion i Bashkësisë Islame të Bullgarisë për vizitë në BFI

19 nëntor-Delegacioni i myftive nga Bullgaria shprehën mirënjohje për punën që bënë BFI dhe kryetari i saj, të njejtët demonstruan vullnet që bashkëpunimi në mes institucioneve fetare të këtyre dy vendeve të ngritet edhe më lartë në të ardhmen.

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë u realizua takim mes kryetarit të saj, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe një delegacion i përbërë prej disa Myftive të Bashkësisë Islame të Bullgarisë.

Delegacionit në fjalë i printe Myftiu i Dobriçit, Bilal ef. Darçan, i shoqëruar nga Myftiu i Silistras, Muddesir ef. Mehmet dhe Myftiu i Varnas, Taner Ahmed ef. Veli si dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

Gjatë këtij takimi Reis ul Ulema u shprehi falënderime dhe mirënjohje për vizitën që ia bërën atij dhe institucionit të shenjtë fetar Islam të Maqedonisë, Bashkësinë Fetare Islame, të cilëve u bëri një prezentim të BFI dhe institucioneve të saj, përfshirë këtu edhe ato institucione edukativo-arsimore. Ef. Rexhepi i njoftoi për së afërmi me jetën fetare si dhe zhvillimet, ecuritë dhe veprimtarinë institucionale të BFI-së. Mes tjerash, ai shpalosi projektet e reja të realizuar nga BFI, por edhe për ato që ka në plan të bëjë në të ardhmen.

Efendi Rexhepi mes tjerash i njoftoi me faktet e pamohuara dhe realitetin aktual të Vakufit të BFI dhe me të gjithë ato zvarritje që i bënë me plane të hartuara Qeveria aktuale.

Ne jemi sfiduar gjithnjë, kemi guximin dhe jemi të gatshëm të kërkojmë hisen tonë dhe ajo që i takon Islamit dhe myslimanëve”, tha kreu u BFI-së.

Delegacioni i myftive nga Bullgaria shprehën mirënjohje për punën që bënë BFI dhe kryetari i saj, të njejtët demonstruan vullnet që bashkëpunimi në mes institucioneve fetare të këtyre dy vendeve të ngritet edhe më lartë në të ardhmen. Ata paralajmëruan se në të ardhmen do të realizohen edhe projekte që ka të bëjë me zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional që do të jenë në të mirë të Islamit dhe myslimanëve të Ballkanit por edhe më gjërë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *