Home / Lajme / Maqedoni / Një grua rrihet me shufër metali nga një njeri i maskuar

Një grua rrihet me shufër metali nga një njeri i maskuar

28 nëntor-Rastin e ka paraqitur Z.Z.(46), kunati i gruas së rrahur R.Z. ai i ka thënë policisë se mbrëmë rreth orës 21, kur nusja e vllaut të tij ka dalë në ballkon për të marë dru e cila ka qenë vetëm në shtëpi ka parë një mashkull i cili ka patur maskë në kokë, ndërsa në dorë ka patur shufër metali.

46 vjeçarja nga fshati Brodec i Tetovës mbrëmë është sulmuar dhe rrahur me hsufër metali nga një person me maskë, njofton Policia e Tetovës.
Rastin e ka paraqitur Z.Z.(46), kunati i gruas së rrahur R.Z. ai i ka thënë policisë se mbrëmë rreth orës 21, kur nusja e vllaut të tij ka dalë në ballkon për të marë dru e cila ka qenë vetëm në shtëpi ka parë një mashkull i cili ka patur maskë në kokë, ndërsa në dorë ka patur shufër metali. I maskuari menjëherë e ka sulmuar gruan duke i ra në kokë me shufrën. Gruaja ka filluar të bërtasë fortë për ndihmë ndërsa pastaj ka arritur të ikë tek fqinjët.
Të afërmit e saj e kanë dërguar në spital ku është mbajtur për mjekim. Identiteti i sulmuesit dhe motivet e tija ende nuk dihen./Shqipmedia

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *