Home / Lajme / Maqedoni / Një i vdekur në aksidentin në aksin Kërçovë – Gostivar

Një i vdekur në aksidentin në aksin Kërçovë – Gostivar

20 nëntor-Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në dalje të Kërçovës, momentin kur J.D. (24), duke drejtuar veturën e tij të markës “Zastava” me targa të Kërçovës, duke lëvizur në rrugën magjistrale, ka humbur kontrollin e drejtimit të veturës dhe është përplasur në rrethojat e betonit të urës në anën e djathtë të korisë së djathtë. Nga kjo përplasje, vetura është përmbysur dhe ka ngelë në rrugë.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në mëngjes në aksin rrugor Kërçovë – Gostivar.
Siç bëhet e ditur, viktima është Agron.S, 19 vjeç nga fshati Popovjan i Kërçovës, i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërs një person tjetër nga Kërçova ka pësuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në dalje të Kërçovës, momentin kur J.D. (24), duke drejtuar veturën e tij të markës “Zastava” me targa të Kërçovës, duke lëvizur në rrugën magjistrale, ka humbur kontrollin e drejtimit të veturës dhe është përplasur në rrethojat e betonit të urës në anën e djathtë të korisë së djathtë. Nga kjo përplasje, vetura është përmbysur dhe ka ngelë në rrugë.
Sipas policisë, supozohet se shkaktar kryesor i këtij aksidenti tragjik është konsumimi i alkolit dhe pas testimit – alkotestit të kryera të J.D. është konstatuar se ka pasë 1.01 promil alkool në gjak.
Në vendin e ngjarjes së këtij aksidenti tragjik, kanë dalë pjestarët e policisë, gjykatësi hetues i Gjykatës Themelore dhe prokurori publik i Prokurorisë Themelore në Kërçovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *