Home / Lajme / Maqedoni / Një numër i madh i rasteve brutale të dhunës familjare, janë të nevojshme shkarkime dhe dënime për autorët

Një numër i madh i rasteve brutale të dhunës familjare, janë të nevojshme shkarkime dhe dënime për autorët

25 nëntor-Elena Dimushevska, kryetare e Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, tha se Konventa e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës familjare dhe ndaj grave paraqet dokument të parë gjithëpërfshirës i cili i rregullon të gjitha format e dhunës ndaj grave, duke e përfshirë edhe dhunën në familje.

Këtë vit ka një numër të madh të rasteve brutale të dhunës familjare. Është e nevojshme të ketë zgjidhje të të gjitha rasteve të dhunës familjare, autorët të dënohen në mënyrë të duhur, ndërsa vetë viktimave t’u ofrohet mbështetje dhe mbrojtje e nevojshme, theksoi Vesna Matevska, koordinuese programuese e Asociacionit për edukim dhe hulumtim shëndetësor-H.E.R.A. në konferencë për shtyp në hapësirat e Qendrës së parë familjare të Qytetit të Shkupit dhe me rastin e shënimit të 25 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për luftë kundër dhunës ndaj grave.

Ajo theksoi se është për t’u përshëndetur se Qeveria në pajtim me strategjinë e miratuar për vitin 2012-2015 në lidhje me dhunën familjare ka konfirmuar plan strategjik dhe kornizë për reagim gjithëpërfshirës të dhunës familjare edhe atë duke i përfshirë të gjithë aktorët relevantë-shëndetësinë, mbrojtjen sociale, MPB-në, organizatat joqeveritare etj.

Sipas saj, qendrat për punë sociale duhet të pajisen teknikisht dhe të kenë mundësi që të dalin në terren dhe të bëjnë kontroll në familjet pas çdo paraqitje të dhunës familjare.

Elena Dimushevska, kryetare e Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, tha se Konventa e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës familjare dhe ndaj grave paraqet dokument të parë gjithëpërfshirës i cili i rregullon të gjitha format e dhunës ndaj grave, duke e përfshirë edhe dhunën në familje.

Ajo theksoi se Konventën deri më tani e kanë nënshkruar 27 vendet-anëtare të Këshillit të Evropës, ndërsa e kanë ratifikuar tetë.

Kryetarja e Këshillit nacional për barazi gjinore – KNGM, Savka Todorovska tha se të gjitha të dhënat nuk flasin për numër të rritur ose të zvogëluar të viktimave të dhunës familjare.

Sipas dispozitave të Konventës, sjelljet të cilat i nënshtrohen veprave penale ose sanksioneve tjera janë: dhuna fizike dhe psikike, përgjimi, dhuna seksuale, duke përfshirë përdhunim, martesë të detyruar, gjymtim gjenital i femrave, abort i detyruar dhe sterilizim i detyruar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *