Home / Lajme / Maqedoni / Një polic nga Kumanova ka ndihmuar azilantë të rremë

Një polic nga Kumanova ka ndihmuar azilantë të rremë

11 nëntor-Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë dhe bisedat e kryera me personat e deportur është konfirmuar se të denoncuarit, personave të deportuar që janë nga rajonet e Manastirit, Radovishit, Kërçovës, Velesit, Negotinës dhe Kavadarit u kanë premtuar që për një kompensim në para prej 250 eurosh për person do t’u organizojnë transport deri në Gjermani.

Departamenti për migrim ilegal dhe parandalim pranë Qendrës rajonale “Veri” parashtroi kallëzim penal kundër S.A (39), Q.A (37) dhe F.E (36) të gjithë nga Shkupi për vepër të kryer penale “keqpërdorim i regjimit pa viza me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes Shengen” si dhe kundër F.M (31) nga Kumanova, nëpunës policor në vendkalimin kufitar “Tabanovcë” për vepër penale “ndihmim”.

MPB-ja sot kumtoi se pardje në orën 23:45, në KF “Tabanovcë” nga ana e organeve kufitare serbe janë depërtuar 17 shtetas të Maqedonisë të cilëve paraprakisht nuk u është lejuar dalje nga Serbia drejt Hungarisë, për shkak të dyshimit se kanë pasur për qëllim në shtetet evropiane ta keqpërdorin regjimin pa viza.

Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë dhe bisedat e kryera me personat e deportur është konfirmuar se të denoncuarit, personave të deportuar që janë nga rajonet e Manastirit, Radovishit, Kërçovës, Velesit, Negotinës dhe Kavadarit u kanë premtuar që për një kompensim në para prej 250 eurosh për person do t’u organizojnë transport deri në Gjermani.

Për këtë shkak personat e deportur më datën 7 të këtij muaji janë dërguar në një shtëpi në lagjen e Topanës në Shkup, prej ku me automjet taksi janë transportuar deri në kufirin Serbi-Maqedoni, dhe në dakordim me të denoncuarin e katërt i cili ka qenë në punë në kontrollin e pasaportave në vendkalimin kufitar të theksuar, janë lëshuar pa i evidentuar në sistemin për hyrje-dalje të udhëtarëve.

Gjykatësi hetues të denoncuarve u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *