Home / Lajme / Maqedoni / Nuland: Kontesti me emrin do të varet nga Maqedonia dhe Greqia

Nuland: Kontesti me emrin do të varet nga Maqedonia dhe Greqia

14 nëntor-
Në vërejtjet e saj, ajo u përqendrua edhe në progresin në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se SHBA-ja jep mbështetje të plotë për këtë proces dhe për këtë nevojitet përkrahja e mëtejshme, që të munden dy vendet ta plotësojnë qëllimin e tyre dhe në tërësi të integrohen në strukturat evropiane.

Kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk do të jetë në fokusin e diplomacisë amerikane në mandatin e ndihmës-sekretares së re amerikane të Shtetit për Evropën, Viktoria Nuland.

Në prezantimin e djeshëm të prioriteteve të saj, Nuland tha se në të kaluarën ka investuar personalisht shumë energji në kapërcimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, por në këtë moment vendimi është i dy shteteve, e jo i SHBA-së.

“Në lidhje me Maqedoninë, edhe unë vetë në të kaluarën, sidomos në vitin 2008 në Samitin e NATO-s në Bukuresht, i kam përveshur personalisht mëngët. Kujtohem edhe si jam takuar me kryeministrin Gruevski dhe me udhëheqësit grekë në dhomën e pritjes në shtëpinë time, kur tentonim ta zgjidhim kontestin. Besoj se ka dy ose më shumë formulime, të cilat do të mund të jenë të pranueshme për dy palët. Bëhet fjalë për dialog, lidership dhe zgjedhje, mes dy palëve, të zgjedhin. I dini se cilat janë avantazhet që janë në tryezë nëse Maqedonia dhe Greqia arrijnë të vijnë deri në marrëveshje. Gjithsesi, do të vazhdojmë ta mbështesim procesin e Nimicit, të gjejmë zgjidhje, por vetë ju mund të merrni vendim përkatës”, deklaroi Nuland, e cila ka qenë ambasadore amerikane në NATO gjatë samitit në Bukuresjt dhe me këtë drejtpërdrejtë është e kyçur në bisedimet për pranim të Maqedonisë.

Nuland u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, ndërsa në vërejtjet e përgatitura paraprakisht, të cilat i prezantoi para diplomatëve dhe ekspertëve të tubuar në Këshillin atlantik të SHBA-së, ajo u përqendrua në më shumë konteste të Ballkanit, por jo edhe në kontestin për emrin. Për këtë një pyetje të cilën Nuland e paralajmëroi si fokus të interesi është zgjidhja e kontestit për Qipron.

Në vërejtjet e saj, ajo u përqendrua edhe në progresin në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se SHBA-ja jep mbështetje të plotë për këtë proces dhe për këtë nevojitet përkrahja e mëtejshme, që të munden dy vendet ta plotësojnë qëllimin e tyre dhe në tërësi të integrohen në strukturat evropiane.

Nuland shtoi se SHBA-ja është e zhgënjyer nga situata në BeH dhe thotë se “nëse liderët në këtë vend vazhdojnë të bllokojnë progresin drejt BE-së dhe NATO-s”, SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë duhet të rishikojnë qasjen e tyre.

Ajo potencoi se SHBA-ja dhe Evropa tani janë të fokusuar në samitin e Partneritetit lindor në Vilnus, në të cilin çështje kyçe është nëse do të merret vendim për fillimin e procesit integrues për Ukrainën, nga i cili pritet që ta lëshojë ish-kryeministren Julija Timoshenko në mjekim në vend të huaj.

Projekti kryesor mes Uashingtonit dhe Brukselit edhe më tej do të jetë tentimi që të kontrtaktohet formim i zonës së lirë tregtare TTIP, e cila do t’i ndihmonte dy palëve që të dalin nga kroza ekonomike.

Nuland në funksion ka ardhur verës, si e preferuar e diplomatëve dhe eskpertëve në Uashington, por edhe e kritikuar ashpër nga Partia opozitare Republikane për shkak të mënyrës, në të cilën i prezantoi informacionet nga sulmi mbi ambasadat në Bengazi. Ajo paralajmëroi se fokusi i punës së saj do të jetë drejt Lindjes së Afërt, duke thënë se 80 për qind e kohës së takimeve me sekretarin e Shtetit Xhon Keri, madje edhe kur tema është Evropa, janë të përkushtuar në krizat në vendet arabe dhe si pasqyrohen ato në Evropë. Në këtë drejtim, Nuland sqaroi një pjesë të riorganizimit të sektorit të saj, i cili është i detyruar për raportet e SHBA-së me Evropën.

Zëvendës-ndihmës sekretarja e Shtetit e sapoemëruar Amanda Sloat, e cila është e angazhuar për vendet e Evropës Jugore, si Turqia dhe Greqia, tani do të punojë edhe në koordinimin e punës së byrosë së Lindjes së Afërt me Evropën. Në të njëjtën kohë, dikasteri i zëvendës-ndihmës sekretarit për Ballkanin, pozicion, të cilin deri paradokohe e ka mbajtur ambasadori Filip Riker, u zgjerua me më shumë shtete nga Evropa Lindore. Në vendin e Rikerit, i cili gjatë dimrit duhet ta ndërmarrë funksionin konsull i përgjithshëm në Milano, është emëruar konsulli i mëparshëm amerikan në Selanik, Hojt Ju, i cili tani më i ka filluar vizitat në rajon.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *