Home / Lajme / Rajon / Obama uron shqiptarët për 101 vjetorin e Pavarësisë

Obama uron shqiptarët për 101 vjetorin e Pavarësisë

28 nëntor-“Shqipëria është një forcë qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe Shtetet e Bashkuara janë sidomos mirënjohës për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan, si dhe për gatishmërinë për të sistemuar në mënyrë të përhershme ish-banorët e kampit Ashraf”, thuhet në deklaratën e sekretarit të Shtetit.

Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar presidentin shqiptar Bujar Nishanin me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë.

“I dashur zoti President, si partner krenar dhe mik, Shtetet e Bashkuara iu bashkohen ju dhe popullit shqiptar në festimin e Ditës së Pavarësisë në 28 nëntor. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë të bazuar në interesa të përbashkëta. Unë e vlerësoj përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afganistan, si edhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan. Pres që të vazhdojmë dhe ta fuqizojmë marrëdhënien tonë në të ardhmen dhe ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë teksa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike”, theksohet në telegramin e presidentit amerikan.

“Pranoni, ju lutem, urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e Pavarësisë së vendit tuaj”, thuhet në mesazhin e presidentit Obama.

Ndërkohë, një mesazh urimi ka përcjellur edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerrry.

“Shqipëria është një forcë qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe Shtetet e Bashkuara janë sidomos mirënjohës për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan, si dhe për gatishmërinë për të sistemuar në mënyrë të përhershme ish-banorët e kampit Ashraf”, thuhet në deklaratën e sekretarit të Shtetit.

“SHBA – thotë sekretari Kerry – mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike. Ato mirëpresin rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian”.

Mesazhe urimi kanë mbërritur edhe nga personalitete tjera botërore dhe shefa të shteteve dhe të qeverive të vendeve të ndryshme të botës.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *