Home / Lajme / Maqedoni / Opozita kërkon të tërhiqen ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune

Opozita kërkon të tërhiqen ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune

5 nëntor-Duke e vlerësuar arritjen e pushtetit në atë drejtim si jashtëzakonisht joserioz, edhe Samka Ibraimovski nga Partia për Emancipim të tërësishëm të romëve, kërkoi tërheqje të tekstit. Ai akuzoi edhe se zgjidhja është definuar pa kurrfarë konsultime me Këshillin social ekonomik.

Të tërhiqen ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, kërkojnë deputetët e opozitës. Ashtu siç theksuan në debatin e sotëm kuvendor, me zgjidhjen e propozuar dukshëm shkurtohen të drejtat e punës sepse pushim nga puna mund të merret jo për maksimum tre muaj nga gabimi i bërë eventual si deri tani, por për tre vjet.

Opozita reagoi edhe për atë që për një ligj aq të rëndësishëm, ministri i Punës dhe Politikës Sociale nuk është paraqitur në Kuvend ta argumentojë tekstin, dhe as nuk është paraqitur për ta marrë fjalën dikush nga shumica qeveritare.

“Me ndryshimet që i propozoni, aspak nuk ka nevojë nga ligji për mobing. Lirisht mundeni ta grisni dhe ta hidhni në mbeturina”, tha Radmilla Shekerinska.

Sipas saj, Maqedonia është rekorder me tregun e parregulluar të punës. Te ne nuk ka mbrojtje ligjore të të punësuarve dhe të gjitha ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune shkojnë në atë drejtim, e lehtësojnë procedurën për shkarkim ose zvogëlim të të drejtave të punës”, shtoi Shekerinska.

Duke e vlerësuar arritjen e pushtetit në atë drejtim si jashtëzakonisht joserioz, edhe Samka Ibraimovski nga Partia për Emancipim të tërësishëm të romëve, kërkoi tërheqje të tekstit. Ai akuzoi edhe se zgjidhja është definuar pa kurrfarë konsultime me Këshillin social ekonomik.

Në atë dhe në vërejtjet që i dha Shekerinska, reagoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi.

“E komentoni zgjidhjen ashtu siç ju përgjigjet. Është mbajtur mbledhje me përfaqësuesit e Këshillit social ekonomik dhe me të gjithë të prekurit pas së cilës përfunduam se ligji është i mirë, por teksti do të përmirësohet në fazën e ardhshme, me miratimin e amendamenteve të caktuara, propozimeve dhe sugjerimeve”, tha Ibrahimi.

Suzana Saliu nga BDI-ja e kualifikon si hap të përshpejtuar propozimin e ndryshimeve ligjore të tilla të definuara dhe vlerësoi se teksti duhet të përmirësohet.

“Ligji për marrëdhënie pune është sjellë në vitin 2005 dhe prej atëherë ka pësuar shumë ndryshime. Megjithatë, Maqedonia ende nuk ka ndërtuar standarde për të drejtat e punëtorëve. Me ndryshimet e tanishme të cilat e rrisin afatin për marrjen e pushimeve nga puna në 18 muaj, e shtypim punëtorin deri në mur. Zgjidhja është përshpejtuar dhe për të duhet të konsultohen Sindikata dhe Avokati i Popullit, “, theksoi Saliu.

Seana kuvendore do të vazhdojë pas pushimit prej një orë që si zakonisht ishte kërkuar nga grupi i deputetëve të PDSH-së.

Në pjesën e pasdites ishin përkrahur ndryshimet e ligjeve për peshkim, gjueti, duhan, trashëgimi kulturore, inspektim drejtues dhe arsimor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *