Home / Lajme / Maqedoni / Opozita parashtroi 684 amendamente për Propozim-buxhetin për vitin 2014

Opozita parashtroi 684 amendamente për Propozim-buxhetin për vitin 2014

12 nëntor-Propozimi shtesë për debatin në trupin punues amë dhe Komisionin Ligjdhënës-juridik e përgatit Qeveria. Propozimi shtesë i Buxhetit parqet tekst të ri të integruar në të cilin Qeveria i ka inkorporuar amendamentet me të cilat janë harmonizuar edhe ndryshmet dhe plotësimet e nevojshme të propozim Buxhetit. Me propozimin shtesë të Buxhetit parashtrohet edhe arsyetimi.

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet prej nesër do të fillojë me shqyrtimin e Propozim-buxhetit për vitin 2014 dhe 684 amendamentet e parashtruara nga paritë opozitare. Afati për parashtrimin e amendamenteve përfundoi dje.

Më shumë amendamente për buxhetin për vitin e ardhshëm kanë parashtruar LSDM- 316, RDK-178, PDSH 150, PAE-33 dhe PRSD- shtatë.

Pritet që kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet Marijanço Nikollov, sipas paralajmërimeve, të mbajë koordinim gjatë debatit për amendamentet. Koordinatorja e VMRO-DPMNE dje shprehu pritjet se nuk do të përsëritet skenari i vitit të kaluar për miratimin e buxhetit dhe se ai do të miratohet në kohë.

Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të Rregullores për punën e Kuvendit nga shkurti këtë vit, debati (debat i përgjithshëm dhe debat për amendamentet) për propozimin për buxhet në seancë të trupit punues amë dhe të Komisionit ligjdhënës-juridik mund të zgjatë më së shumti gjithsej dhjetë ditë. Një anëtar i trupit punues dhe deputet gjatë debatit të përgjithshëm mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë në debatin e përgjithshëm mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta.

Një deputet gjatë debatit për amendamentet mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej dhjetë minutave. Koordinatori i grupit të deputetëve apo një deputet i përcaktuar nga grupi i deputetëve apo koordinatori i grupit të deputetëve në debatin për amendamentet mund të flasë vetëm njëherë në kohëzgjatje prej 15 minutash. Përfaqësuesi i Qeverisë lidhur me pranimin e amendamenteve mund të flasë vetëm një herë në kohëzgjatje prej pesë minutash.

Vetëm parashtruesi i amendamentit mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minutave, nëse parashtrues të amendamenteve janë dy apo më shumë deputetë vetëm një prej deputetëve mund të japë arsyetim dhe të flasë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej 10 minutave.

Propozimi shtesë për debatin në trupin punues amë dhe Komisionin Ligjdhënës-juridik e përgatit Qeveria. Propozimi shtesë i Buxhetit parqet tekst të ri të integruar në të cilin Qeveria i ka inkorporuar amendamentet me të cilat janë harmonizuar edhe ndryshmet dhe plotësimet e nevojshme të propozim Buxhetit. Me propozimin shtesë të Buxhetit parashtrohet edhe arsyetimi.

Debati për propozimin shtesë të buxhetit në seancë të Kuvendit zgjat më së shumti pesë ditë.

Sipas Qeverisë buxheti i parashtruat për vitin e ardhshëm është ndarë dhe parashikon rritje të investimeve të kapitalit për 20 për qind. Buxheti në vitin e ardhshëm do të arrijë 176,5 miliardë denarë. Të ardhurat janë planifikuar në 158 miliardë e 200 milionë, ndërsa deficit buxhetor 3,5 për qind dhe do të financohet nga burimet vendore dhe të huaja.

Edhe në anën e të ardhurave edhe të shpenzimeve ka rritje prej 7 për qind lidhur me buxhetin e sivjetëm. Parashikohen rritje të investimeve të kapitalit, të pagave, pensioneve, kompensimeve sociale, subvencioneve bujqësore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *