Home / Lajme / Maqedoni / Pagat e deputetëve, sipas gjendjes sociale në vend

Pagat e deputetëve, sipas gjendjes sociale në vend

24 nëntor-“Ata thjeshtë janë një makineri votuese, e cila voton me urdhër të shefave të partive politike.Qëllimi i tyre është sa për të marr një rrogë, ndërsa interesin e përgjithshëm dhe kombëtar e lënë anash. Jorastësisht në çdo zgjedhje po bie numri i votuesve shqiptarë”, vlerëson OBRIE.

Me të ardhura mesatare mujore prej 63.400 denarë, deputetët kanë të ardhura tre herë më të larta se paga mesatare e Maqedonisë.

Sipas të dhënave nga sekretari i përgjithshëm i parlamentit, gjatë muajve të fundit, rroga neto e deputetëve ka lëvizur nga 63.400 denarë deri më 71.700 denarë, ndërsa paga neto e kryetarit të Parlamentit është 86.673 denarë.

Edhe pse deputetëve zyrtarisht nuk u paguhet mëditje për pjesëmarrje në seancat plenare, megjithatë në llogaritë e tyre bankare marrin nga 50 deri në 100 euro si kompensim për harxhimet e bëra gjatë udhëtimit nga shtëpitë e tyre e tyre deri në Parlament.

Organizatat joqeveritare shprehin zhgënjim të madh ndaj deputetëve, sipas tyre pagat e deputetëve duhet të jenë sipas gjendjen sociale në vend.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane-OBRIE ka vlerësuar se në gjendjen aktuale ekonomike të Maqedonisë deputetët nuk meritojnë më shumë se 700 euro pagë. OBRIE thekson se paga mbi 1 mijë euro që e marrin përfaqësuesit e popullit çdo muaj nga buxheti i Maqedonisë është e tepërt.

Kjo organizatë akuzon deputetët edhe për mosangazhim dhe pasivitet të skajshëm.

“Një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë mbajtur as edhe një fjalim ne foltoren e Parlamentit. Kjo është një dëshmi e fuqishme për paditurinë e tyre”, vlerëson OBRIE.

Sipas OBRIE, një pjesë e madhe e deputetëv nuk kanë njohuri elementare për të kuptuar, lexuar apo interpretuar një ligj.

“Ata thjeshtë janë një makineri votuese, e cila voton me urdhër të shefave të partive politike.Qëllimi i tyre është sa për të marr një rrogë, ndërsa interesin e përgjithshëm dhe kombëtar e lënë anash. Jorastësisht në çdo zgjedhje po bie numri i votuesve shqiptarë”, vlerëson OBRIE.

Funksioni i deputetit është një nga të rrallët që ka privilegje të posaçme, ndër të cilat është edhe ajo se ata mund të mos paraqiten në punë për gjashtë muaj, në rast se paralajmërojnë dhe arsyetojnë mungesën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *