Home / Lajme / Maqedoni / Partitë heshtin, shoqatat pozicionohen për zgjedhjet në Kosovë

Partitë heshtin, shoqatat pozicionohen për zgjedhjet në Kosovë

1 nëntor-Shoqata e të burgosurve dhe përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni, Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar, Illyricum Libertas dhe Unioni i Shoqatave qytetare, QËNDRESA – Kërçovë kanë shprehur përkrahjen publike për Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk janë përfshirë në zgjedhjet lokale në Kosovë, derisa disa shoqata kanë dalur me qëndrime të tyre për përkrahje.

Asnjëhera prej partive politike nuk është deklaruar publikisht se për cilën parti ka preferenca apo dëshiron fitoren e tyre. Jozyrtarisht mësohet se BDI është në një pozicion të pavolitshëm për të shprehur përkrahjen e hapur për ndonjërën prej partive politike, kur dihet relacionet e saj me PDK, AAK, Iniciativën Qytetare të mbështetur nga Limaj dhe Krasniqi si dhe për parti tjera.

Nga ana tjetër, edhe PDSH nuk është deklaruar hapur dhe nuk ka ndonjë koment se cila parti duhet përkrahur në Kosovë, edhe pse jozyrtarisht mësohet se kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi preferon fitoren e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me të cilën ka marrëdhëniet më të afërta. Por, në këtë drejtim preferencat janë edhe për Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

Nga ana tjetër, disa nga shoqatat kanë dalur me qëndrimet e tyre në mbështetje të partive në garën zgjedhore në Kosovë.

Shoqata e të burgosurve dhe përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni, Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar, Illyricum Libertas dhe Unioni i Shoqatave qytetare, QËNDRESA – Kërçovë kanë shprehur përkrahjen publike për Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

“Ne bëjmë thirje publike që më 3 nëntor, qytetarët e Republikës së Kosovës të votojnë Lëvizjen, VETËVENDOSJE!. Duket qartë që kjo lëvizje posedon burimet njerëzore, kapacitetet profesionale dhe vullnetin e duhur për të bërë maksimumin e mundshëm në zhvillimin e komunave në Kosovë si dhe luftimin serioz të korrupsionit si armiku kryesor i zhvillimit në vend”, theksohet në letrën përkrahëse të këtyre shoqatave. INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *