Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Me BDI-në në pushtet mund të festosh ditën e drurit, por jo atë të flamurit (VIDEO)

PDSH: Me BDI-në në pushtet mund të festosh ditën e drurit, por jo atë të flamurit (VIDEO)

Shkup, 28 nëntor – ‘Me BDI-në në pushtet mund të festosh ditën e drurit por jo edhe atë të Flamurit’.

Kështu PDSH-ja opozitare kritikoi sot mos-prezencën e ministrave dhe deputetëve të BDI-së në seancën kuvendore ku shtroheshin pyetjet e deputetëve. Bekim Qoku nga PDSH-ja tha se është e padrejtë që funksionarët e BDI-së të gëzojnë të drejtën për të festuar ditën e Flamurit derisa një numri të madh të të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike tu mohohet një e drejtë e tillë. Ai në shenj proteste, ndonëse ‘uzurpoi’ për 7 minuta foltoren e kuvendit nuk parashtroi asnjë pyetje. Kjo nxiti edhe reagimin e kreut të Kuvendit Veljanoski, i cili kërkoi nga PDSH-ja të mos keqpërdor foltoren e parlamentit për çështje të cilat mund ti thonë në press qendrën e Kuvendit.

“Jo rastësisht dita e drurit u shty për një jave dhe u afrua me ditën e flamurit, vetëm e vetëm për të na thënë se me BDI-në në pushtet ju mund ta festoni ditën e drurit por assesi atë të flamurit kombëtarë…Përveç prestigjit nominal të të qenit në majë këta qenie të nënshtruara kënaqen vetëm me disa favore të vogla për interes personal, siç mund të jetë ndonjë tender i vogël, veturë me shoferë, sekretaresh të re, mbase edhe ndonjë punësim klanor…Skam pyetje”, tha. Bekim Qoku, PDSH.

“Ne kemi seancë për pyetje deputetësh, për mbajtjen e press konferencave, në sallën 3, atje ka sallë për gazetarët, atje mundeni jo 10 por 110 minuta të mbani fjalim. Të nderuar deputet ju lutem të jemi korrekt. Seanca është për pyetje deputetësh”, tha Trajko Veljanovski, Kryetar i Kuvendit.

Intervenimi i Veljanovskit nxiti reagimin e zv/ koordinatorit të PDSH-se Bekim Fazliu.

“E para nuk jeni JU që duhet të na mësoni se ku duhet të flasim dhe ku të mbajmë konferenca, do të thotë shpeshherë i ngatërroni gjërat. Ne nuk jemi BDI dhe mësojeni këtë njëherë e përgjithmonë. E dyta, ku janë ministrat e BDI-së që ne sot duhet tu parashtrojmë pyetje. Dhe e treta ne protestojmë për mashtrimin madh që e bëjnë pikërisht kjo bandë dhe këto hajdutë të BDI-së të cilët sot mashtrojnë se po festojnë 28 nëntorin. Është një gënjeshtër e madhe sepse po të ishte për tu festua 28 nëntori duhet ta festonim të gjithë shqiptarët”, u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.

Pas kësaj polemike mes deputetëve të PDSH-së dhe kreut të Kuvendit Veljanoski, Bekim Fazliu kërkoi një orë pauzë, për siç u shpreh anashkalimin që në kontinuitet i bëhet gjuhës shqipe nga institucioni më i lartë në vend, ai ligjvënës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *