Home / Lajme / Maqedoni / Plagoset 34 vjeçari nga fshati Dobrosht

Plagoset 34 vjeçari nga fshati Dobrosht

Tetovë, 27 nëntor – Mbrëmë rreth orës 23.40 minuta në fshatin Dobroshtë është plagosur 34 vjeçari A.N nga po i njëjti fshat.

I plagosuri së bashku me A.S (21) kanë vërjetur se disa persona përpiqen të vjedhin karburantë nga kamioni Mercedes me targa të Tetovës i parkuar te pompa e benzinës “Integral Petrol” në fshatin Dobroshtë përgjatë rrugës Tetovë-Jazhincë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas Josifovskit, vjedhësit kur i kanë vërejtur A.N dhe A.S duke kaluar afër pompës së benzinës, njëri prej tyre ka gjuajtur e pistoletë dhe plumbi e ka goditur A.N, dhe pas kësaj vjedhësit kanë ikur në drejtim të fshatit Nerashtë.

Pas kësaj i plagosuri është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas intervenimit kirurgjik I është nxjerë plumbi nga trupi dhe është lëshuar në shërim shtëpiak.

Përndryshe pompa e benzinës” Intergral Petrol “ tash më disa vite nuk është në funksion.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *