Home / Lajme / Maqedoni / Poposki ‘Maqedoni sllavo-shqiptare’ aspak nuk meriton koment

Poposki ‘Maqedoni sllavo-shqiptare’ aspak nuk meriton koment

5 nëntor-Mosmbajtja e takimit të Komitetit të përzier Maqedoni-BE dhe informacionet se eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle dhe drejtorit të Drejtorisë për zgjerim Kristian Danielson sipas Poposkit nuk duhet të lidhet me agjendën evropiane.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki konsideron se aspak nuk meriton koment propozimi “Maqedonia sllavo-shqiptare” që e ka dhënë pala greke në raundin e fundit të bisedimeve për kontestin për emrin në Nju-Jork dhe të cilin dje publikisht e ka mbështetur presidenti i Greqisë Karolos Papuljas.

“Nuk mendoj se në përgjithësi meriton koment”, deklaroi shefi i diplomacisë i cili u përgjigj në pyetje të gazetarëve, pas fjalimit në debatin për “Strategjinë ekonomike të RP të Kinës ndaj vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore-mundësi për partneritet strategjik me Republikën e Maqedonisë” të organizuar nga Instituti për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për atë nëse ka gjasa që të arrihet marrëveshje me Bullgarinë deri në dhjetor, sipas disa njoftimeve të eurodeputetit Riçard Hovit, Poposki tha se nuk dëshiron të spekulojë rreth datave, por se atë që e kemi si komunikim me Bullgarinë le hapësirë për përmirësim të mëtutjeshëm të klimës.

“Nga pala bullgare janë dërguar porosi se nuk dëshirojnë që Bullgaria të jetë pengesë e integrimeve evropiane e Republikës së Maqedonisë. Mendoj se nga porositë që i kemi dëgjuar edhe nga autoritetet edhe nga opozita është se Bullgaria nuk do të dëshironte të jetë pengesë për integrimin e Maqedonisë. Shpresoj se kjo do të mbështetet me vepra konkrete”, deklaroi Poposki.

Grupet punuese të dy ministrive, përkujtoi shefi i diplomacisë, kanë komunikim intensiv dhe kjo do të vazhdojë.

Mosmbajtja e takimit të Komitetit të përzier Maqedoni-BE dhe informacionet se eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle dhe drejtorit të Drejtorisë për zgjerim Kristian Danielson sipas Poposkit nuk duhet të lidhet me agjendën evropiane.

Sa i përket pozitave zyrtare të Republikës së Maqedonisë, ato janë mjaft të njohura. “RM-ja ka një pengesë themelore dhe ajo është kundërshtimi pesëvjeçar nga ana e Greqisë në fillimin e procesit të negociatave. Ajo për çka komunikojmë dhe jemi në linjë plotësisht të njëjtë si me KE-në ashtu edhe me vendet-anëtare është se është e nevojshme që procesi i negociatave me BE-në të fillojë një orë përpara sepse në këtë mënyrë jo vetëm që e mbrojmë kredibilitetin e procesit të zgjerimit me RM-në por edhe e ruajmë atë parim themelor të zgjerimit dhe ai është stabiliteti, prosperiteti dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në një kontekst të gjerë, ai ballkanik”, deklaroi ministri Nikolla Poposki.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *