Home / Sport / Presidenti i Zvicrës: Kosovarët na dërguan në Kampionatin Botëror

Presidenti i Zvicrës: Kosovarët na dërguan në Kampionatin Botëror

“Zvicrën dhe Kosovën i lidhin shumë miqësi. Sa për të thënë në kllapa, gjysma e kombëtares sonë përbëhet nga komuniteti juaj, kështu që vërtet edhe kualifikimi në Brazil është falë bashkëqytetarëve tuaj”, tha presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer

Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer thënë se kualifikimi i kombëtares së tij në Kupën e Botës, ‘Brazili 2014’ është falë kosovarëve.

Ai këto komente i bëri pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Zvicrën dhe Kosovën i lidhin shumë miqësi. Sa për të thënë në kllapa, gjysma e kombëtares sonë përbëhet nga komuniteti juaj, kështu që vërtet edhe kualifikimi në Brazil është falë bashkëqytetarëve tuaj”, tha ai.

Maurere më tej tha se “Shaqiri është bërë vërtet një shembull për të gjithë qytetarët e Kosovës e po ashtu edhe në Zvicër”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *