Home / Lajme / Rajon / Protesta kundër armëve kimike në Shqipëri (VIDEO)

Protesta kundër armëve kimike në Shqipëri (VIDEO)

Tiranë, 14 nëntor – Senatorët e shkollave të mesme, si dhe krerët e organizatave studentore, premtuan se nuk do të lëvizin nga protesta deri sa qeveria t’i jo armëve kimike të Sirisë. “Ne sot kemi bojkotuar mësimin, por kjo nuk do të jetë e vetmja herë që do ndërmarrim një veprim të tillë, pasi nuk do t’i afrohemi sallave të leksioneve pa marrë garancitë e nevojshme nga qeveria shqiptare se armët kimike nuk do të vinë këtu”, thanë ata.

Ndërsa pritet që qeveria shqiptare të bëjë publik vendimin e saj nëse ka pranuar apo jo të marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë , grupe qytetarësh, studentësh, nxënësish dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit vijuan edhe sot protestën e tyre në qytete të ndryshme të vendit, kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar.

Protesta e sotme ka marrë përmasa të mëdha, pasi asaj i janë bashkuar edhe gjimnazistët dhe studentët e Tiranës të cilët kanë bojkotuar sot mësimin për t’ju bashkuar tubimit nën moton “Stop Armëve Kimike në Shqipëri”. Ndërkohë shumica e qytetarëve u organizuan përmes rrjeteve sociale, si “Facebook” e “Twitter”.

Gjatë protestës studentët e mjekësisë kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj një vendimi të mundshëm, duke u veshur të gjithë me përparëse dhe maska kundra-gazi.

Senatorët e shkollave të mesme, si dhe krerët e organizatave studentore, premtuan se nuk do të lëvizin nga protesta deri sa qeveria t’i jo armëve kimike të Sirisë. “Ne sot kemi bojkotuar mësimin, por kjo nuk do të jetë e vetmja herë që do ndërmarrim një veprim të tillë, pasi nuk do t’i afrohemi sallave të leksioneve pa marrë garancitë e nevojshme nga qeveria shqiptare se armët kimike nuk do të vinë këtu”, thanë ata.

Protesta për armët kimike momentalisht është zhvendosur përpara Piramidës, ku në një podium të ngritur posaçërisht për këtë qëllim, mund të flasin të gjithë qytetarët që kanë për të thënë diçka për çështjen e armëve kimike.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha iu bashkuan për disa momente protestës së qytetarëve përpara selisë së kryeministrisë.

Ata u pritën me entuziazëm nga një pjesë e protestuesve, ndërsa pati edhe të tjerë që kërkuan largimin e tyre, duke mos dashur që protesta të politizohet. Kreu i PD-së tha se demokratët i bashkohen protestës s të rinjve për t’i thënë jo armëve kimike.

Deputeti socialist Ben Blushi ka komentuar jashtë sallës së parlamentit debatin mbi armët kimike.

“Sot është vendi për të thënë që qeveri duhet të tërhiqet nga ky negocim, krijohet panik, perceptim i keq për Shqipërinë. Pyetja është, Pse Shqipëria? NATO ka vende që kanë kapacitete më shumë se ne dhe e kanë kundërshtuar. Pse Shqipëria? Dhe besoj se është koha që duhet të dëgjohet populli dhe të tërhiqen nga këto negociata. Nuk është koha të dëmtojmë imazhin e Shqipërisë, koha që të dëgjojmë shqiptarët më shumë se kushdo, nuk kemi ardhur në pushtet të demontojmë armë kimike, por për të ndryshuar vendin”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përpara fillimit të seancës së sotme plenare iu bashkua dhe mbështeti protestuesit të cilët kishin dalë kundër asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në vendit tonë.

Meta siguroi protestuesit se nuk është marrë asnjë vendim dhe për çdo gjë do të dëgjohet zëri i qytetarëve Shqiptarë.

Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu bindjen se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek parlamenti dhe qeveria shqiptare e cila do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me një përfaqësi të qytetarëve që protestuan një ditë më parë para Presidencës, kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri.

Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se “pasi dëgjoi argumentet e sjella nga përfaqësuesit e qytetarëve, Presidenti Nishani vlerësoi si një të drejtë themelore protestën dhe se çështja e importimit të armëve kimike ka një ndjeshmëri maksimale nga opinioni publik.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *