Home / Sport / PSG siguron pozitën e parë

PSG siguron pozitën e parë

Paris Saint-Germaini ka siguruar pozitën e parë në Grupin C pas fitores prej 2-1 kundër Olympiakosit.

Zlatan Ibrahimovic shënoi një gol të hershëm (7’), mirëpo në fillim të pjesës së dytë, Marco Verratti u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë duke i lënë vendasit në vështirësi.

Grekët barazuan përmes Konstantinos Manolas (80’), por Edinson Cavani shënoi golin e fitores (90’).

Në takimin tjetër të këtij grupi, Benfica ka fituar me rezultat 3-2 si mysafir i Anderlechtit.

Paris Saint-Germaini vazhdon tutje, ndërsa Olympiakosi dhe Benfica do ta shfrytëzojnë xhiron e fundit për të luftuar për vendin e dytë kualifikues në Grupin C.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *