Home / Lajme / Maqedoni / Punëtori ‘Etika gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit në jurisprudencë’

Punëtori ‘Etika gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit në jurisprudencë’

14 nëntor-Të pranishmit në punëtori do t’i përshëndesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker, ndërsa punëtorinë me fjalim hyrës do ta hapin dr. Shtefan Pirner, avokat, udhëheqës projektues rajonal për Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë pranë Fondacionit IRZ dhe gjykatësja Aneta Arnaudovska

“Etika gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit në jurisprudencë: Përvoja komparative dhe sfida të përbashkëta” është tema e punëtorisë rajonale e cila sot dhe nesër do të mbahet në Shkup, në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe Fondacionit gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, shoqatë e regjistruar (IRZ) në bashkëpunim me Lidhjen e gjykatësve gjermanë.

Në kuadër të punëtorisë do të prezantohen dhe do të diskutohen iniciativat e ndryshme në sferën e etikës gjyqësore dhe luftës kundër korrupsionit në jurisprudencë në Maqedoni dhe Greqi. Edhe krahas kësaj, Markus Bush, shef i delegacionit të Gjermanisë në GREKO dhe bashkëpunëtor i Ministrisë federale gjermane të Drejtësisë, do t’i prezantojë përvojat komparative të evaluimit aktual të GREKO-s në këtë sferë.

Fjalim lidhur me përvojat kombëtare nga kjo sferë do të ketë edhe Aneta Arnaudovska, drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe Shefe e delegacionit të Republikës së Maqedonisë në GREKO. Zëvendës-drejtori i Lidhjes së gjykatësve gjermanë, Andrea Tic, siç është paralajmëruar, do ta prezantojë projektin “Etika gjyqësore në praktikë” të Lidhjes së gjykatësve gjermanë.

Pritet që në këtë punëtori, përveç pjesëmarrësve të institucioneve relevante vendore, të marrin pjesë edhe përfaqësues të organeve gjyqësore nga rajoni (Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina).

Përfaqësuesit e të gjithë delegacioneve në ditën e dytë të punëtorisë (15 nëntor) do t’i prezantojnë përvojat kombëtare lidhur me zbatimin e kodeksit etik dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe mënyrën e krijimit të programeve për trajnim nga kjo sferë.

Të pranishmit në punëtori do t’i përshëndesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker, ndërsa punëtorinë me fjalim hyrës do ta hapin dr. Shtefan Pirner, avokat, udhëheqës projektues rajonal për Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë pranë Fondacionit IRZ dhe gjykatësja Aneta Arnaudovska, drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë.

Përndryshe, jurisprudenca luan rol të veçantë në shtetin demokratik juridik dhe në pajtueshmëri me këtë, kërkesat etike të cilat u vendosen bartësve të profesioneve juridike, ndërsa veçanërisht gjykatësve, janë posaçërisht të larta. Nga kjo arsye institucionet gjyqësore kombëtare dhe shoqatat profesionale të gjykatësve, si dhe “Grupi i shteteve kundër korrupsionit” (FREKO) i Këshillit të Evropës, u kushtojnë vëmendje të posaçme temave “Etika gjyqësore” dhe “Lufta kundër korrupsionit në jurispodencë”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *