Home / Lajme / Maqedoni / Qarkullimi pa probleme, borë e imët në Gjavoto dhe Presekë

Qarkullimi pa probleme, borë e imët në Gjavoto dhe Presekë

26 nëntor-Në aksin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër (R1202) po kryhen punime ndërtimore për sanimin e urës në afërsi të Dibrës. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por rekomandohet kujdes gjatë vozitjes dhe adaptim i shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në vend zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa.

Reshje të dobëta dëbore për momentin ka në qafat malore Gjavato dhe Preseka, por edhe në ato akse rrugore komunikacioni po zhvillohet rrjedhimisht pa kurrfarë pengesa dhe ngecje.

Për shkak të temperaturave të ulta janë të mundshme ngrirje të rrugës në vendet me hije.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në akset rrugore Koçan – diga Kalimanc (A3), Rabrovë – Kosturinë (R1401) dhe Makedonska Kamenicë – Delçevë (A3) bëhet riparimi i asfaltit dhe sanimi i plasaritjeve, me ç’rast është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, ndërsa pritet punimet ndërtimore të zgjasin deri nga mesi i dhjetorit.

Në aksin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër (R1202) po kryhen punime ndërtimore për sanimin e urës në afërsi të Dibrës. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por rekomandohet kujdes gjatë vozitjes dhe adaptim i shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Prej 07.10.2013 filloi ndërtimi i punimeve në aksin rrugor Veles-Kadrifakovo faza 1: nga unaza Veles fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) Llozovë, Saramzalinë.

Aksi rrugor P2 332, Ohër-Resnjë përmes Galiçicës (lidhje me P1307 (Doganë)-lidhje me A3 dhe P1301 (Tërpejcë), nga vendi Koritë deri në qendrën dimërore Oteshevë mbyllet në mënyrë sezonale për qarkullimin e të gjithë automjeteve nga 15.11.2013 deri më 31.03.2014.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15 e këtij muaji hyri në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *