Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria shpalli konkurs për punësimin e 300 personave me invaliditet

Qeveria shpalli konkurs për punësimin e 300 personave me invaliditet

1 nëntor-Drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë”, Zharko Karaxhovski informoi se konkursi do të zgjasë deri më 1 dhjetor dhe se formularët për plotësim mund të merren nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia për punësim dhe nga arkivi i “Pyjeve të Maqedonisë”.

Qeveria sot shpalli konkurs për punësim në kohë të pacaktuar për 300 persona me invaliditet. zgjedhja e personave të cilët do të punësohen do të bëhet me anë elektronike në bazë të kushteve të plotësuara të cilat kërkohen në konkurs. Personat fillimisht do të punësohen në “Pyjet e Maqedonisë”, e më pas do të risistemohen në institucionet shtetërore.”Në konkurs mund të paraqiten personat me shikim të dëmtuar, me shikim të dobët dhe të verbër, me dëgjim të dëmtuar, të shurdhër dhe gjysmë të shurdhër, persona me pengesa në zë, të folur dhe gjuhë, persona me invaliditet fizik – të rëndë dhe më të rëndë, persona me peengesa në zhvillimin mental – të lehtë dhe mesatar dhe persona me pengesa të kombinuara dhe invalidë të punës”, informoi në konferencën e sotme për shtyp minsitri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.Ai sqaroi se personat me invaliditet të cilët do të plotësojnë kushtet, fillimisht do të punësohen në “Pyjet e Maqedonisë”, e më pas do të sistemohen në administratën shtetërore dhe publike, sipas nevojave paraprakisht të përcaktuara nga ana e institucioneve dhe sipas shkathtësive dhe kualifikimeve të personave me invaliditet, të vërtetuara me mendim të komisionit kompetent.Nga 300 vendet e punës, 160 janë paraparë për punëtorë ndihmës me arsim të ulët, përkatësisht kualifikim të ulët, 100 për referentë-përmbarues me arsim të mesëm dhe sipëror dhe 40 bashkëpunëtorë dhe këshilltarë me arsim të lartë.Minsitri Spasov informon se zgjedhja e kandidatëve për themelim të marrëdhënies së punës do të kryhet sipas kritereve të caktuara të pikësimit me ç’rast deri 40 pikë do të merren për periudhë dhe vite të punës të papunësimit, deri 30 pikë për të ardhura personale të personit me invaliditet, deri 20 pikë për të ardhura të amvisërisë dhe deri 10 pikë për familje me një prind apo amvisëri e cila ka më shumë anëtarë me invaliditet. Si të ardhura të amvisërisë do të konsiderohet gjendja prej 1 janarit të vitit 2013, ndërsa ndihma sociale në të holla, shtesa e posaçme, kompensimi në të holla për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër dhe shtesa për verbëri – mobilitet nuk do të merren si të ardhura.Drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë”, Zharko Karaxhovski informoi se konkursi do të zgjasë deri më 1 dhjetor dhe se formularët për plotësim mund të merren nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia për punësim dhe nga arkivi i “Pyjeve të Maqedonisë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *