Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët shqetësime për korrupsionin në komuna

Qytetarët shqetësime për korrupsionin në komuna

29 nëntor-Hulumtimi bën të ditur se korrupsioni është i pranishëm tek shërbimet e inspektoratit nëpër komuna dhe korrupsioni gjatë ndarjes së furnizimeve publike të komunës. Hulumtimi është realizuar nga 28 tetori deri 1 nëntori i këtij viti , ku janë anketuar 1.080 qytetarë. Në hulumtim janë përfshirë tetë rajone dhe të gjitha 81 komunat e vendit. Mbi 24 për qind e të anketuarve kanë theksuar se kryetarët e komunave janë pjesë e korrupsionit.

Qytetarët në Maqedoni theksojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe në komunat e vendit. Sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia për hulumtim të opinionit “Rejting”, mbi 45,1 për qind e qytetarëve vlerësojnë se korrupsioni në pushtetin lokal apo komuna është më i theksuar gjatë punësimeve.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mitmarrje por edhe për keqpërdorim të procedurave gjatë punësimit. Këto rezultate u shpalosën në një punëtori kundër korrupsionit të organizuar nga OSBE dhe Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në Shkup.

Hulumtimi bën të ditur se korrupsioni është i pranishëm tek shërbimet e inspektoratit nëpër komuna dhe korrupsioni gjatë ndarjes së furnizimeve publike të komunës. Hulumtimi është realizuar nga 28 tetori deri 1 nëntori i këtij viti , ku janë anketuar 1.080 qytetarë. Në hulumtim janë përfshirë tetë rajone dhe të gjitha 81 komunat e vendit. Mbi 24 për qind e të anketuarve kanë theksuar se kryetarët e komunave janë pjesë e korrupsionit.

Anëtarja e Komisionit Antikorrupsion, Mirjana Dimovska theksoi se tek një numër i madh i komunave ka konflikt interesi për shkak se pronarë të kompanive private janë këshilltar dhe pjesë të vendimeve të komunës dhe se ata shfrytëzojnë fuqinë e tyre politike për ndryshimin e planeve të detajuara urbane, në sferën e furnizimeve publike dhe keqpërdorime tjera

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *