Home / Lajme / Rajon / Raundi i dytë në shumicën e komunave në Kosovë

Raundi i dytë në shumicën e komunave në Kosovë

4 nëntor-Një risi në këto zgjedhje paraqet edhe lista serbe, subjekt ky i sponsorizuar nga Beogradi zyrtar, e cila ka siguruar balotazh në komunat me shumicë serbe të cilat në mandatin e kaluar janë udhëhequr nga subjekte politike lokale ndaj shtetit të Kosovës.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet në shumicën e komunave të mëdha në Kosovë, pas votimeve të djeshme të raundit të parë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në disa komuna ka mbyllur numërimin, ndërsa në disa komuna akoma po vijon, por të gjitha rezultatet po publikohen online në faqen zyrtare.

Raundi i dytë do të zhvillohet në këto komuna:

Prishtinë – Isa Mustafa LDK dhe Shpend Ahmeti Vetëvendosje!

Gjakovë, – Mimoza Kusari – Lila e Aleancës Kosova e Re dhe Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Një garë interesante pritet edhe në Prizren, ndërmjet kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu.

Në Pejë, ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, balotazhi pritet të zhvillohet ndërmjet Gazmend Muhaxherit të LDK-së dhe Ali Berishës së AAK-së.

Balotazhit, pritet t’i nënshtrohen edhe kandidatët për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Qemajl Mustafa i PDK-së.

Edhe për Mitrovicën e Jugut, pritet të ketë balotazh ndërmjet kandidatit të PDK-së, Avni Kastrati dhe atij të AKR-së, Agim Bahtiri.

As komuna e Ferizajt nuk ka zgjedhur në raundin e parë kryetarin. Për të parin e Ferizajt, votuesit e kësaj komune do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin e PDK-së, Agim Aliu dhe atë të LDK-së, Muharrem Svarça.

Po ashtu, balotazh, pritet të ketë edhe në Malishevë, ku ndërmjet kandidatit, Ragip Begaj nga iniciativa qytetare për Malishevën dhe Sali Morina nga LDK-ja.

Edhe Rahoveci, pritet të shkoj në balotazh me kandidatët, Idriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së.

Garës së balotazhit pritet t’i nënshtrohen edhe komuna tjera.

Një risi në këto zgjedhje paraqet edhe lista serbe, subjekt ky i sponsorizuar nga Beogradi zyrtar, e cila ka siguruar balotazh në komunat me shumicë serbe të cilat në mandatin e kaluar janë udhëhequr nga subjekte politike lokale ndaj shtetit të Kosovës.

Gara e balotazhit për kryetarët e komunave pritet të zhvillohet më 1 dhjetor.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e sivjetme lokale morën pjesë 814.780 votues nga rreth 1.8 milion sa ishin të regjistruar, ose 45.79 për qind. Ky numër i votuesve, sipas KQZ-së, është rritur për rreth 100 mijë.

Për informacione të rezultateve në komunat tjera të Kosovës, klikoni këtu.

Ndërsa Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” thotë se rezultatet preliminare do t’i publikojë në orën 14:00. (INA)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *