Home / Sport / Reali kualifikohet nga pozita e parë

Reali kualifikohet nga pozita e parë

Real Madridi ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër Galatasarayt, edhe pse pjesën më të madhe të lojës e zhvilloi me një futbollist më pak në fushë.

Në minutën e 26-të, skuadra vendase mbeti me një futbollist më pak, pasi Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq.

Megjithatë, ky inferioritet numerik, nuk i pengoi Los Blancos që të ishin të rrezikshëm dhe të shënonin. Në mungesë të Cristiano Ronaldos, Gareth Bale e zhbllokoi rezultatin me një gjuajtje të lirë të ekzekutuar për mrekulli (37’).

Mirëpo, Umut Bulut shumë shpejtë i heshti tifozët në Bernabeu, falë asistimit të Didier Drogbas (38’) dhe fraksioni i parë u mbyll me shifra identike.

Në gjysmën e dytë, madrilenët e morën lojën në dorë dhe nuk e lejuan kundërshtarin që t’i turpëronte.

Angel Di Maria dërgoi një top në zonë dhe Arbeloa i harruar nga mbrojtja e ktheu avantazhin e vendasve (51’).

Në vazhdim, Arbeloa ia ktheu favorin Di Marias, i cili e shënoi golin e tretë për Realin (63’). Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Isco, i cili e shënoi golin e katërt (81’).

Real Madridi siguron kualifikimin në fazën e eliminimit direkt edhe atë nga pozita e parë në Grupin B.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *