Home / Sport / Reali thyen rekordin e Barcës

Reali thyen rekordin e Barcës

Pas Bayern Munichut, edhe Real Madridi ia ka thyer një rekord Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja ndaj Galatasarayt ishte e 30-ta radhazi në garën më të madhe evropiane për klube, në të cilën Los Blancos shënonin gol.

Në këtë mënyrë, Mbretërit thyejnë rekordin e rivalit të përbetuar, Barcelona, që ka shënuar në 29 ndeshje radhazi në garën prestigjioze.

Ishte pikërisht goli i shënuar nga Gareth Bale nga gjuajtja e lirë, ai që theu rekordin.

Kujtojmë që me fitoren e shënuar me herët ndaj CSKA Moskës, Bayern Munichu u bë klubi i parë që shënon dhjetë fitore të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve (duke kaluar rekordin e Barcës me nëntë fitore radhazi).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *