Home / Lajme / Maqedoni / Rebelët e rinj kanë dalë nga kontrolli!

Rebelët e rinj kanë dalë nga kontrolli!

Shkup, 23 nëntor – Nxënësit rrihen, prindërit janë të frikësuar, përgjegjësit theksojnë se po ndërmarrin gjithçka që është e mundur. Por në fakt pse ndodhin rrahjet e shpeshta mes nxënësve dhe çfarë duhet të ndërmerret që të mos përsëriten ata në të ardhmen.

Prindërit theskojnë se frikësohen që t’i çojnë fëmijët në shkollë. Dikush i pret nxënësit para portave të shkollave, disa nuk i lejojnë të shkojnë në shkollë për disa ditë kur ka rrahje.

“Shpesh ka rrahje dhe autoritetet janë të obligueshëm që të ndërmarrin diçka”. “Nuk janë fëmijët të sigurtë, nuk e di a është puna të fëmijët që ashtu janë të edukuar apo te prindërit”. “Policia duhet të ndërmarrë diçka, pasi me frikë i lëshojmë të shkojnë fëmijët në shkollë”, theksojnë prindërit e anketuar nga REL.

Vlado Dimovski nga Qendra për tolerancë ndëretnike, i cili është mësimdhënës dhe prind, sqaron se tani rrahjet te nxënësit nuk po krijojnë frikë sa më shumë urrejtje.

“Te të adoleshentët është krijuar një mendim se ajo çfarë po ndodh është krejtësisht normale, se kjo është një zbrazje e energjisë negative. Duke mos pasur se me çfarë të merren, fillojnë të merren edhe me politikë dhe shpeshherë shprehet urrejtje”, tha Dimovski.

Kohë pas kohe situata po përsëritet, të rinjtë do të rrihen, kurse policia dhe shoqëria në përgjithësi mobilizohen. Prindërit dhe shoqëria kërkojnë shpëtim nga MPB-ja, kurse policia thekson se punojnë sipas përgjegjësive që i kanë dhe kështu gishtin e drejtojnë te ndonjë rrahje tjetër.

“Të fillojnë menjëherë me aktivitet dhe me promovimin e tolerancës ndërmjet të rinjve, me promovimin e velrave njerëzore dhe qytetare. Patjetër duhet të ndërmerret diçka, që të ndryshojë sjellja e kuadrit mësimdhënës, e institucioneve të arsimuara, e prindërve, si dhe të ndryshohen shumë gjëra nëpër libra dhe në mënyrën e ligjërimit”, tha Derralla.

Sipas të dhënave në SPB Shkup, rrahjet kanë filluar të shënojnë rënie në vitet e fundit. Nëse në vitin 2009 kishte 468 raste të dhunës ndërmjet të rinjve nga 14 deri në 16 vjet, në 2010 ka pasur 360 rrahje, në 2011 kishte 400 kurse në vitin 2012 kishte 252 raste, transmeton “Zhurnal”.

Te nxënësit e shkollave të mesme nga 16 deri 18 vjet, në 2009 ishin regjistruar 720 raste të dhunës, në vitin 2010 kishte 682 raste, në vitin 2011 kishte 536 raste dhe në vitin 2012 kishte gjithsej 311 raste të dhunës. (ZHURNAL)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *