Home / Sport / Renova barazon, Shkëndija pëson në Shkup

Renova barazon, Shkëndija pëson në Shkup

Në derbin në Tetovë, Renova dhe Vardari u ndan në paqe, pran rezultatit 0-0. Vendasit kishin disa raste të mira për të shënuar në pjesën e dytë, mirëpo shtylla dhe mbrojtjet e portierit mysafirë nuk lejuan fitoren dhe vazhdimin e serisë pozitive.

Java e 14-të kaloi në efikasitet të ulët, pasi që në 6 ndeshje u shënuan vetëm 11 gola, ndërsa në një ndeshje, fitores iu gëzua skuadra mysafire. Në derbin në Tetovë, Renova dhe Vardari u ndan në paqe, pran rezultatit 0-0. Vendasit kishin disa raste të mira për të shënuar në pjesën e dytë, mirëpo shtylla dhe mbrojtjet e portierit mysafirë nuk lejuan fitoren dhe vazhdimin e serisë pozitive. Ndërkohë 2 gola u shënuan në lagjen ‘Autokomandë’, në derbin e dytë të kësaj jave, në të cilën Metalurgu me golat e Oliver Peevit mundi Shkëndijën me 2-0. Pjesa e parë kaloi në taktizime të të dy skuadrave, ndërsa Metalurgu shfrytëzoi më mirë terrenin vendas dhe avancoi përmes Oliver Peevit në fillim të pjesës së dytë. I njëjti futbollist shfrytëzoi kundërsulmin e shpejtë të vendasve për të vendosur epilogut përfundimtar në 8 minuta para mbylljes së ndeshjes. I njëjti rezultat, por në të mirë të mysafirëve u shënuan në Turnovë, ku Pelisteri me golat e Lubenovit dhe Markosit shënoi fitore ndaj Horizontit. Euromillku siguroi 3 pikë falë golit të shënuar nga Pandovski në minutën e 90-të kundrejt Makedonia Gjorçe Petrovin. Sfida më efikase u zhvillua në Shtip, ku shënuan 4 gola në barazim 2-2 mes Bregallnicës dhe Napredokut. Shopov dhe Naumovi siguruan dy herë epërsi për Bregallnicën, mirëpo Napredoku nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej për të barazuar rezultatin përmes Mojsovskit.

LPFM – Java e XIV
Rabotniçki 2:0 Gostivari
Metalurgu 2–0 Shkëndija
Renova 0–0 Vardari
Euromilk 1–0 Makedonija Gj.P
Bregallnica 2-2 Napredoku
Horizonti 0–2 Pelisteri

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *