Home / Lajme / Maqedoni / Reshje të borës në Kodrën e Diellit

Reshje të borës në Kodrën e Diellit

24 nëntor-Me reshjet e borës në Kodrën e Diellit do të nis edhe sezoni dimëror i pushimeve. Hotelet dhe pushimoret në këtë pikë turistike kanë bërë të ditur se janë bërë gati për të pritur mysafirët e parë. Kodra e Diellit vazhdimisht vizitohet nga mysafirë vendor, si dhe mysafirë nga vendet fqinje kryesisht Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera

Mbarë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa reshjet e borës kanë mbuluar Kodrën e Diellit në Malësinë e Tetovës.

Nga Enti Hidrometeorologjik kanë bërë të ditur se reshje të borës me intensitet të ulët është regjistruar në rajonin e Malësisë së Sharrit. “Reshjet e shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, rrugët janë me lagështi, por nuk ka ndalesa dhe kufizime në komunikacion”, theksojnë nga ndërmarrja ‘Rrugës e Maqedonisë’.

Me reshjet e borës në Kodrën e Diellit do të nis edhe sezoni dimëror i pushimeve. Hotelet dhe pushimoret në këtë pikë turistike kanë bërë të ditur se janë bërë gati për të pritur mysafirët e parë. Kodra e Diellit vazhdimisht vizitohet nga mysafirë vendor, si dhe mysafirë nga vendet fqinje kryesisht Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *