Home / Lajme / Maqedoni / Reshjet intensive të borës përfshijnë Maqedoninë

Reshjet intensive të borës përfshijnë Maqedoninë

27 nëntor- Ndalesa për mjetet e rënda transportuese po aplikohet edhe në kalimin malor Strazhë. Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit është urdhëruar ndalesë për mjetet e rënda transportuese dhe autobusët, ndërsa për makinat dhe furgohet është obligative sigurimi i pajisjeve dimërore.

Në Maqedoni prej mbrëmë reshjet intensive të borës kanë përfshirë gati tërë territorin e vendit.

Për shkak të reshjeve intensive mbrëmë është vendosur ndalesa për mjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër, njoftuan nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”. Ndalesa për mjetet e rënda transportuese po aplikohet edhe në kalimin malor Strazhë. Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit është urdhëruar ndalesë për mjetet e rënda transportuese dhe autobusët, ndërsa për makinat dhe furgohet është obligative sigurimi i pajisjeve dimërore.

Ky aks rrugor dje pasdite ishte i bllokuar për shkak të një aksidenti që ndodhi midis dy mjeteve të rënda transportuese.

Nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” kanë theksuar se janë në gjendje emergjente duke hedhur rërë dhe kripë për shkrirjen e borës, në zonat më të rrezikshme malore. Por masat emergjente po aplikohen edhe në rrugët magjistrale dhe autostradat e vendit.”Ekipet tona janë në terren dhe në mënyrë të rregullt po mirëmbajnë të gjitha rrugët, duke i bërë të kalueshme”, theksuan nga kjo ndërmarrje. Auto – Moto Lidhja e Maqedonisë (AMLM) ka apeluar që drejtuesit e makinave dhe mjeteve të rënda transportuese të jenë të kujdesshëm dhe me shpejtësi të ulët për shkak të borës dhe rrugëve me lagështi. AMLM ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të ulta që mund të jenë në orët e mëngjesit në disa zona do të pasojnë ngrica në rrugë.

Temperatura sot prej – 3 deri 5 gradë Celsius

Sipas Entit Hidrometeorologjik në Shkup moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës sidomos në pjesën lindore të vendit. Në disa periudha të ditës do të ketë erë e lehtë nga veriu.

Temperatura e mëngjesit prej – 3 deri 3 gradë Celsius

Temperatura e ditës prej 0 deri 5 gradë Celsius

Nga dita e enjte paralajmërohet mot stabil dhe i thatë, me temperatura të ulta të mëngjesit, të cilat do të mbërrijnë – 6 gradë Celsius. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *