Home / Sport / Ribery: Edhe Ronaldo e meriton Topin e Artë

Ribery: Edhe Ronaldo e meriton Topin e Artë

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai e meriton Topin e Artë, por thotë se trofeun e meriton edhe Cristiano Ronaldo.

Është hapur një debat i madh për atë se kush e meriton Topin e Artë, Ronaldo apo Ribery dhe tani është ky i fundit ai që ka sqaruar se çfarë mendon për Ronaldon.

“Të gjithë e dimë se Cristiano Ronaldo është një super futbollist. Natyrisht, edhe ai e meriton Topin e Artë”.

“Sidoqoftë, nuk them se edhe unë nuk e meritoj. Për shkak të trofeve të fituar me klubin dhe paraqitjeve të treguara, ndoshta dikush më ka vlerësuar. Në secilin rast, vitrinën e kam gati”, u shpreh Ribery.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *