Home / Lajme / Maqedoni / Rikthehet Lëvizja ZGJOHU!

Rikthehet Lëvizja ZGJOHU!

7 nëntor-Lëvizja ZGJOHU! shtron dorën e bashkëpunimit për të gjitha mediat, organizatat joqeveritare, komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët që bashkarisht të ngrejmë zërin kundër padrejtësive institucionale si dhe të promovojmë kulturën, arsimin, sportin, edukatën, aktivitetin qytetar, llogaridhënien, etj.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka nderin t’ju informojë që më datë 4 nëntor 2013 mbajti kuvend zgjedhor ku u zgjodh kryetari i ri i Lëvizjes, Astrit Imeri, ndërsa drejtoreshë ekzekutive u zgjodh Teuta Zllatku, bashkë me Kryesinë e re të Lëvizjes ZGJOHU!.

“Të vetëdishëm për ngecjen e madhe të aktiviteve të ZGJOHU! në dy vitet e fundit, dëshirojmë që t’i kërkojmë ndjesë opinionit për mungesën tonë si rezultat i krizës së shkaktuar nga tranzicioni në udhëheqje, por edhe nga dënimi i mbi 30 anëtarëve tonë nga ana e gjykatës për mbrojtjen e Kalasë sonë. Dënimi skadoi në muajin shtator të këtij viti.

Për fat të keq, zbrazëtira e shkaktuar nga mungesa e aktiviteteve të ZGJOHU! në dy vitet e fundit nuk u arrit të plotësohet nga asnjë organizatë tjetër shqiptare që vërteton nevojën për ristrukturim të Lëvizjës dhe rikthim të fuqishëm në skenën shoqërore në Maqedoni dhe në rajon.

Lëvizja ZGJOHU! shtron dorën e bashkëpunimit për të gjitha mediat, organizatat joqeveritare, komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët që bashkarisht të ngrejmë zërin kundër padrejtësive institucionale si dhe të promovojmë kulturën, arsimin, sportin, edukatën, aktivitetin qytetar, llogaridhënien, etj.

Ne jemi të vetëdishëm për të gjitha vështirësitë që na presin në rikthimin e besimit të qytetarëve si dhe të rikthimit të primatit si organizata më e madhe dhe më e besueshme shqiptare, por jemi të bindur që bashkarisht do të arrijmë rikthimin e fuqishëm të aktivizmit qytetar dhe rradhitjen e fitoreve qytetare përballë politikave të padrejta”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes ZGJOHU

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *