Home / Sport / ‘Ronaldo motivohet dhe përmirësohet nga Messi’

‘Ronaldo motivohet dhe përmirësohet nga Messi’

“ Cristiano Ronaldo nuk ka ndryshuar që nga koha kur ishim të dy te Manchester United. Ai mbetet i njëjti. Për ma ai është mes 2-3 lojtarëve më të mirë në botë dhe sërish dëshiron të bëjë më përpara. Unë besoj se rivaliteti i tij me Messin e ka ndihmuar Ronaldon që të shkojë gjithmonë një hap më tej”, thot Pique.

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique thotë se Cristiano Ronaldo motivohet nga rivaliteti me Lionel Messin pasi ai e shtyn atë të përmirësohet në mënyrë konstante. Sulmuesi i Realit të Madridit, ka përfunduar i dyti pas argjentinasit në garën për Topin e Artë në dy edicionet e fundit dhe që të dy vazhdojnë të luftojnë edhe këtë sezon për titullin e lojtarit më të mirë në botë. Pique i cili ka luajtur me Ronaldon për një kohë të shkurtër te Manchester United, ndien se 28 vjecari motivohet nga karahasimet konstante me Lionel Messin dhe e lëvdon portugezin për ambicien e tij.

“ Cristiano Ronaldo nuk ka ndryshuar që nga koha kur ishim të dy te Manchester United. Ai mbetet i njëjti. Për ma ai është mes 2-3 lojtarëve më të mirë në botë dhe sërish dëshiron të bëjë më përpara. Unë besoj se rivaliteti i tij me Messin e ka ndihmuar Ronaldon që të shkojë gjithmonë një hap më tej”.

Pique më pas nënvizoi diferencën për sa i përket shpenzimeve ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit në sezonet e fundit, duke sugjeruar se blaugranat kanë bërë një punë të admirueshme për të rivalizuar me kundërshtarët e tyre të përjetshëm, duke parë diferencën e madhe në fuqinë blerëse për sa i përket merkatos.

“ Ne jemi një klub i varfër, por ne jemi rivalë të klubit më të pasur të botës. Nëse shikoni 11 titullarë të Realit dhe gjithë atë shumë që ata kanë shpenzuar për të ndërtuar atë formacion, do të kuptoni se nuk ka asnjë shans për Barcelonën për tu krahasuar. Ata kaluan një vit pa fituar ndonjë titull të madh dhe investuan plot 160 milionë euro për të blerë lojtarë. Illaramendi, Isko dhe Gareth Bale. Ne mund të paguajmë 60 milion apo 70 milionë euro për Nejmar por deri këtu mund të shkojmë.”.

Pique edhe një herë evidentoi se Barcelona mbetet skllave e stilit të lojës që brumoset te lojtarët që në hapat e parë në akademinë e të rinjve, duke shtuar se lojtarët individualist të Realit e kanë më të lehtë për tu adaptuar në skuadra të tjera.

“Unë mendoj se ne jemi skllevër të stilit tonë, në kuptimin që një lojtar i formuar në La Masia, do të ketë probleme në një skuadër që nuk ka të njëjtin identitet, si për shembull që nuk luan duke zotëruar topin. Për të bërë një krahasim, një lojtar i formuar në Madrid është më individualist, dhe kjo nuk është dicka e keqe pasi kjo do të thotë se mund të përshtatet kudo. Nëse do të shikoni kampionatet e mëdhenj aty do të gjeni gjithmonë ish lojtarë të Realit të Madridit, si Esteban Granero, Alvaro Negredo, Roberto Soldado dhe Juan Mata”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *