Home / Sport / Rosell: Messi meriton Topin e Artë

Rosell: Messi meriton Topin e Artë

26 vjeçari është njëri pej 23 lojtarëve që po garojnë për çmimin e madh, teksa favoritë të mëdhenj po konsideron Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery.

Çmimi i Topit të Artë tashmë është shndërruar në një mollë sherri në një debat kontravers që mund të ketë për pasojë një injorim të ceremonisë nga Cristiano Ronaldo në protestë të komenteve të Sepp Blatter dhe polemikave tjera për triumfin e Messit në vitin 2010 kur Sneijder e meritoi ta fitonte trofeun.

Dhe, mendim të njëjtë me Blatterin duket se ndan presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell. Sipas këtij të fundit, presioni mbi FIFA-n që të mos ia japë çmimin Messit mund të jetë indikator kryesor pse ai të mos e fitojë trofeun.

“Kush e meriton ta fitojë Topin e Artë? Së pari Leo, së dyti Leo dhe së treti Leo”.

“Më pas Xavi, Iniesta dhe i gjashti është Busquets”.

“Nëse njerëzit (votuesit) nuk do të jenë të ndikuar nga presioni politik apo mediatik, Topi i Artë do t’i takojë Messit”, ka deklaruar Rosell.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *