Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje masive sonte në autobusët e Shkupit, lëndohen 8 fëmijë

Rrahje masive sonte në autobusët e Shkupit, lëndohen 8 fëmijë

Shkup, 14 nëntor – Rrahje masive ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në stacionin e fundit të autobusit me numër 45 në Shkup.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 persona me shkopinj bejsbolli janë futur në autobus dhe kanë filluar t’i rrahin udhëtarët. Janë të lënduar rreth 8 persona.

Në shenjë revolte, banorët e fshatit Stajkovcë e kanë bllokuar rrugën për hyrje dhe dalje në këtë fshat.

Policia e ka konfirmuar rastin për “Zhurnal” duke theksuar se gjysma e të lënduarve janë të dërguar në spitalin e qytetit dhe gjysma tjetër në emergjencën e Klinikës shtetërore.

“Ka ndodhur një rrahje të rinjve në stacionin e fundit të autobusit me numër 45. Disa persona janë futur në autobus dhe i kanë rrahur të rinjtë. Identiteti i tyre ende nuk dihet, kurse policia po punon të mësojë kush janë të rrahurit dhe kush janë autorët e kësaj vepre”, tha Liza Bendevska, zëdhënëse e policisë së Shkupit.

Pavarësisht viktimave të kësaj ngjarje, politikanët duhet të ndërmarrin masa që ta qetësojnë situatën, ndërsa policia duhet të garantojë më shumë siguri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *